Kryeministri ishte i ftuar në “Euronews” në 2 shkurt për të folur rreth skandalit McGonigal e ndërsa teksa po kërkonte “fakte”, analisti iu kundërpërgjigj Ramës menjëherë.
“Edhe lekët fakt janë, lekët fakt, heh”, dëgjohet teksa i thotë Bushati kryeministrit në video, teksa e shoqëroi reagimin e tij me lëvizjen e gishtave.
“Ja si çekuilibrohet Rama kur i kujtojnë paratë e paguara, për të korruptuar McGonigal”, shkruan Berisha bashkangjitur me videon e publikuar./ CNA.al