Të rinjtë e FRPD-së protestojnë para SPAK: Jeni peng dhe vegël e Ramës

E Enjte, 09 February 2023 12:45

Me nga një dosje specifike në duar para SPAK, si dosja e ‘Inceneratorit të Tiranës’, ‘Inceneratorit të Elbasanit’, dosja e aferës ‘Rama-McGonigal’, dosja e ‘Tenderave Sekretë’, dosja e ‘Veliajt me Ndragetën’, dosja e ‘Patronazhistëve’, dosja e ‘AKSHI-t’, të rinjtë kanë kërkuar që drejtësia të veprojë dhe të marrë në hetim personat përgjegjës për krimet që janë duke i bërë shqiptarëve. 

 

Ne kemi paraqitur një pjesë të mirë të dosjeve, ku më kryesorja është dosja e aferës Rama-McGonigal dhe i bëjmë thirrje SPAK, që është bërë KAPS, të mos vazhdojë të jetë vegël në dorën e një kryeministri që shkel ligjin, por t'i vërë gishtin kokës pasi paguhen nga taksat e shqiptarëve. Të mos kthehen në mburojë të një qeverie mafioze të inkriminuar dhe të korruptuar. T'i kthehen qytetarëve dhe të mbajnë përgjegjësi’, u shpreh një nga të rinjtë e FRPD.

 

Çështja e inceneratorëve ka arritur kulmin. Pse SPAK nuk po vepron, pse hap vetëm dosjet e peshqve të vegjël, pse Rama-Veliaj-Balla nuk po dalin para drejtësisë. Pse SPAK hesht, pse nuk është në krahun e popullit, por në krahun e interesave të këtyre inceneratorëve. Ku janë këto lekë? Pse po shpopullohet çdo ditë e më shumë vendi? Mos vallë paratë po përdoren për masakrat zgjedhore dhe firmat fantazma? 

Të dashur qytetarë, dua të bëj një thirrje për protestën e 11 shkurtit​. Të gjithë të dalin në protestë, pasi që revolucioni nqs është do të fillojë edhe nga këtu. Do vijmë edhe në shtëpitë e juaja, në çdo vend ku do të jeni, derisa ky vend të ketë drejtësi. SPAK të flasë derisa gjykata të mos jetë më peng i Edi Ramës, por opozita të jetë e lirë siç është. Populli të flasë me votë të lirë dhe të jemi të gjithë në protestë dhe në revolucion’, tha një tjetër i ri.  

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...