Berisha: Asnjë vend në Europë dhe botë nuk ka humbur për 8 vite më shumë se 1/3 e popullsisë

E Enjte, 09 February 2023 19:35
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e degëve 6, 7 dhe 16 të kryeqytetit. 

Lideri i opozitës foli për protestën e 11 korrikut, duke e konsideruar të shtunën si dita e madhe për shqiptarët, nga ku do të nisë revolucioni demokrat për largimin e Edi Ramës nga pushteti.  

 
 

Duke u ndalur te keqqeverisja, Berisha tha se Shqipëria, si asnjë vend tjetër në planet, për 8 vite ka humbur më shumë se 1/3 e popullsisë.

"E shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohtë, por ajo do të jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët, të cilët presin me zemër protestën tonë të fuqishme, presin siparin e revolucionit demokratik, me të cilin ne duhet të largojmë, përmbysim një nga regjimet më karikaturë, një nga regjimet më diktatoriale, një nga regjimet më të shëmtuara, më antishqiptare që ne kemi patur në histori. 

 

Edi Rama me grupin e tij, sillet ndaj këtij vendi, si një organizatë e vërtetë kriminale. Si një organizatë, si një grup që nuk ka interesa të qytetarëve. Nuk kanë interesa të vendit, të kombit, por kanë interesa vetëm të pushtetit të tyre, për të vjedhur, pasuruar dhe për të vazhduar qeverisjen e tyre, për të shkretuar vendin. 

Asnjë vend në Europë dhe botë, në një hark kohor 8 vjeçar, nga viti 2014-2022, pavarësisht nga luftërat që mund të ketë përjetuar, luftëra botërore, civile apo rajonale, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne në këto vite. Statistika e fundit është dramatike e Eurostat. 937 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, atë Shengen, pa llogaritur emigrimin, largimin e tyre për në vende të tjera, jo të BE.

Pra, në mbarë vendin këto shifra tregojnë se sirenat e shkretimit të vendit po bien në të 4 anët e tij. Se mosbesimi në këtë vend, shndërrimi i tij nga një vend i bekuar në një vend të mallkuar nga ky regjim, është një dramë e tmerrshme kombëtare për ne. Në rrafshin politik, kjo dramë që luhet në kurriz të shqiptarëve ka një shkak, dhe ky është monzimi"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...