Berisha: 'McGonigal me fustan' e korruptuar njëlloj si ai. Surreli sot i urryer njësoj si blloku në 1990!

E Enjte, 09 February 2023 20:12
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzon ambasadoren e SHBA në Tiranë se është po aq e korruptuar sa Charles McGonigal. 

Nga takimi me banorët e degëve 6, 7 dhe 16 në Tiranë, Berisha tha se Edi Rama sot është njësoj i urryer si njerëzit e regjimit në vitin 1990.  

 
 

"Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që unë e kam quajtur McGonigal me fustan. E them me keqardhjen më të madhe këtë, duhet të ma besoni, ua them me sinqeritet, por nuk mund të konceptohen, kurrë nuk mund të pranohen ndërhyrjet e saj kundër demokratëve. Absolutisht e korruptuar njëlloj si ai. Pa asnjë diskutim. Shkel çdo parim, çdo vlerë. Kërkonte me çdo kush të mbante peng opozitën. Thërriste në zyrë njëri pas tjetrit deputetë e saj, sikur të ishin shërbëtorët e saj dhe jo të popullit shqiptar. 

 

A janë të vërteta këto, janë të vërteta të turpshme për të gjithë ata që kanë kryer. Ndaj dhe ne kemi të shenjtë pluralizmin. Ne u krijuam si populli i pluralizmit. Ditën e shtunë ne përurojmë në protestën më madhështore që ka njohur vendi fillimin e revolucionit; mjerë kush prek pluralizmin në Shqipëri. Reaguan mediat e tij, pse një grup të rinj protestuan në kodrat karshi Surrelit. Por çfarë është Surreli sot, Surreli është simboli më i urryer i shqiptarëve, siç ishte blloku në vitin 1990.

 

E ka një dallim. Blloku ishte ndërtuar me fatura, me para të qytetarëve, me ndërmarrje shtetërore dhe ai është aty. Kurse sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye, krim. Kur ka ndërtuar zotëria sarajet, aty ku deklarohen pasuritë kishte gjithsej 3800 marka dhe 400 mijë lekë. Pra, sigurisht që njerëzit janë të revoltuar, nuk mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit për rivendosjen e pluralizmit politik. Fitoren e vlerave demokratike, votën e lirë, fitoren e PD-së në Shqipëri", tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...