Kishte kohë që Amerikën politike e shihnim të vogël, të rrudhur e meskine. Merrej me çdo budallëk të politikanëve tanë dhe na dukej e çuditshme.
Gjithë ajo Amerikë e madhe merrej me muhabete kafenesh shqiptare kundër një pensionisti politik këtu.
Zaten prandaj dhe e ndritën në Afganistan, Siri, Ukrainë e gjithandej. Se po merrshin me pensionistin Berishë, që ua serviri McGolja me lekët dhe për interesin e Edi Ramës.
Meqë ra fjala këta diplomatarucët e DASH ku janë që s'ndjehen më?! Se na mbinë në televizionet e Edi Ramës me intervista e deklarata palaçosh.
Ja përse nuk jepnin prova, se nuk kishin. Ç'të jepnin goglat e McGoles apo pordhët e Edinit?!
Shumë zhgënjim ishte kjo Amerikë politike.
Se do rrjeshtohej një Amerikë e madhe kundër një opozite politike në Shqipërinë e vogël, më keq akoma në favor të një regjimi politik monist, nuk na e rrokte mendja.