Skandali Rama-McGonigal/ Pack: Pse nuk reagojnë ambasadorët për përjashtimin e deputetëve të PD?

E mërkurë, 15 February 2023 08:47
Parlamenti vazhdon të refuzojë diskutimet për skandalin Rama-McGonigal, i njohur edhe si afera më e madhe në historinë shqiptaro-amerikane.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po i përjashton deputetët demokratë në mënyrë skandaloze, vetëm pse po flasin në parlament.

Pavarësisht kësaj sjellje kaq brutale dhe antidemokratike nga ana e saj, asnjë diplomat i huaj në Tiranë nuk ka reaguar për këtë skandal.
 

Ish-eurodeputetja Doris Pack e ka kritikuar heshtjen e ambasadorëve evropianë, në një kohë kur parlamenti po përdoret nga Edi Rama në mënyrë kaq të rëndë.

 
 

“Në Shqipëri: mazhoranca socialiste në parlament ka përjashtuar 18 deputetë të opozitës për dhjetë ditë nga seancat plenare.

Asnjë ambasador, as nga BE dhe as nga OSBE, nuk ka reaguar.

PD po kërkon diskutim dhe përgjigje për përfshirjen e mundshme të kryeministrit Rama në aferën e korrupsionit të agjentit të FBI në SHBA,” shkruan ajo.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se do vijojë protestat e saj përpara parlamentit dhe brenda sallës plenare.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...