Opozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit: Ora kur hyn 'RamGonigali'

E Enjte, 16 February 2023 08:37
Opozita ka thirrur një protestë sot në orën 10:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës parlamentare kur pritet të mbërrijë në Kuvend kryeministri Edi Rama. Protesta ka në fokus aferën Rama-McGonigal, për të cilën kreu i qeverisë refuzon të japë shpjegime dhe ka nxitur përjashtimin e deputetëve të PD nga seancat parlamentare pse ata kërkuar mocion me debat për të.

Dje, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u kërkoi qytetarëve mbështetje, të marrin pjesë në këtë protestë, duke e shpjeguar edhe arsyen e thirrjes së tyre në një orar të pazakontë:

“Protesta është thirrur në ora 10:00, - tha Berisha, -  sepse në orën dhjetë, “RamGonigali” hyn në Parlament.  A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si kryeministër i Shqipërisë i “RamGonigalit"?!  A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty?! Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë Parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë në orën 10 në protestë,” tha lideri demokrat.
 
 

Ndërkohë, në orën 9.00, Berisha do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD dhe fjala e tij do të transmetohet direkt në rrjetet sociale dhe media.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...