Meta mbledh Kryesinë: 14 maji do të jetë dita e fundit e monizmit

Premte, 17 February 2023 19:37

Kreu i PL tha se 14 maji do të jetë një frymëmarrje e re për demokracinë e vendit. 

Meta theksoi gjithashtu se 14 maji, data e zgjedhjeve vendore, do të jetë edhe dita e fundit e monizmit. 

"Është shumë e rëndësishme që t’i japim fund monizmit në nivel vendor. Në 14 maj kemi një datë shumë të rëndësishme dhe do tu kthehen bashkitë në duart e qytetarëve. Objektivi ynë të kemi përfaqësi sa me më shumë dinjitet me këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit. Unë besoj se të gjithë ne do të jemi të përgjegjshëm që të zgjedhim njerëz të devotshëm që do t’i kthejnë në vepra kauzat tonë në favor të qytetarëve dhe komunitetit. Ky komunikim intensiv me qytetarët në terren do të na çojë drejt atij rezultati spektakolar që do të arrijë opozita në 14 maj. Sirenave të dëshpërimit dot t'u përgjigjemi me optimizin e popullit të lirisë. Ata të cilët nuk bëjnë dot më asnjë premtim para qytetarëve dhe kanë zgjedhur të vetmen rrugë intiminimin, frikësimin, janë në panikun e humbjes që i pret dhe çdo provokim që bëjnë ndaj opozitës i bën edhe më të pashpresë, i izolon edhe më shumë, pasi edhe vetë socialistët e ndershëm e kanë kuptuar se me Edi Ramën dhe sektin e rilindjes edhe shtëpitë e vatrat e socialistëve shkretohen e zbrazen çdo ditë, përveçse xhepave të familjeve dhe tryezave të familjeve të tyre. Vetëm një pakicë e pashpirtë që nuk njeh Kushtetutë, që nuk njeh ligj ka përfituar dhe po përfiton në kurriz të shumicës së shqiptarëve e cila do t'i japë përgjigjen e merituar rilindjes jo vetëm në 14 maj, por edhe më përpara po të jetë nevoja", u shpreh Meta.  

Nesër Partia e Lirisë do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar me agjendë miratimin e listave të këshilltarëve për zgjedhjet e 14 majit.

Meta tha janë 1650 kandidatë të Partisë së Lirisë për këshilltarë në 61 bashkitë e vendit.

"Besoj se të gjithë ne do të jemi të përgjegjshëm për të zgjedhur ata njerëz të devotshëm për komunitetin të cilët do t'i kthejnë në vepra konkrete të gjitha kauzat e PL dhe dop të mbrojnë të drejtat e qytetarëve të nëpërkëmbura deri tani në mënyrë mizore siç i kemi parë qytetarët se si i nxjerrin me dhunë, me gaz nga shtëpitë e tyre për të bërë oligarkët dhe klientët e qeverisë dhe bashkisë, kulla", tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...