Berisha: Aty ku vdes vota, nuk ka rrugë tjetër përveç revolucionit!

Hënë, 20 February 2023 13:54

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se në një vend ku vdes vota, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç revolucionit.

Ai i bëri këto deklarata duke përkujtuar 20 shkurtin e vitit 1991.


“3 marsi është ditë kushtrimi.

20 shkurti frymëzon më shumë se çdo gjë tjetër, shqiptarët të ngrihen në një revolucion.

Se vetëm nga një revolucion mund të përmbyset ky regjim që shkelmon votën, që shkelmon liritë, vjedh pasuritë, vjedh buxhetin, që nuk njeh normë, moral e ligj.

Ata që e duan këtë vend, duhet të bashkohen me këtë revolucion. Nuk dihet t’i trembë fjala revolucion, përkundrazi duhet t’i thërrasë ndërgjegjes së tyre se rrugë tjetër aty ku vdes vota, përveç revolucionit për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk ka.

Ndaj dhe ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi në këtë revolucion, të vazhdojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të tij.

Por sot është edhe ditë e kujtesës kombëtare. Unë jam këtu për të përulur me nderimin më të thellë, me mirënjohjen më të pakufishme ndaj burrave dhe grave, të rinjve, të moshuarve, martirëve të lirisë, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm, në kasaphanën e luftës së klasës, në kampet e përqendrimit dhe gulagët, vetëm për idealet më të larta njerëzore, për dashurinë ndaj Shqipërisë.

Në këtë kontekst, garantoj se PD, e cila tek kjo shtresë, trashëgiminë e saj më të çmuar, do bëjë gjithçka për të ngritur në piedestal rolin e tyre. Do bëjë gjithçka për një ridimensionim të plotë të vërtetave të tyre historike,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...