Dosja e inceneratorit të Elbasanit shkon në gjyq/ EurActiv: Ndërkohë qeveria vazhdon pagesat

E mërkurë, 22 February 2023 11:47

Gjykata speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të dërguar në gjyq një numër të akuzuarish, mes tyre një ish-ministër dhe një ish-deputet.

Agjencia thekson se që në fillimet e skandalit u zbulua se kompania po paguhej çdo ditë për incenerim, edhe pse në fakt nuk digjte mbetjet.

“Kjo ka bërë që miliona para të taksapaguesve të zhduken, në dobi të atyre që qëndrojnë pas tyre, pa asnjë pengesë për rezultatin”, shkruan agjencia.

Madje, sipas saj, edhe pse çështja po shkon në gjyq, pagesat për koncesionet vazhdojnë.

“Ndërkohë, qeveria vijon të paguajë koncesionet sipas kushteve të kontratave, me arsyetimin se nuk mund t’i shkelë ato, pikë që është kontestuar nga ekspertët ligjorë vendas.

BE ka bërë vazhdimisht thirrje ndaj qeverisë që të hetojë plotësisht skandalin e inceneratorëve dhe të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë,” thekson EurActiv

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...