Vuçiç si Rama/ META i mbyll rrjetin e profileve false: Krijonin perceptimin e mbështetjes dhe denigronin opozitën

Saturday, 25 February 2023 14:50

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ngjan me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. 

 

SYRI ka faktuar edhe në të shkuarën se edhe stilin e propagandës e kanë të njëjtë.

 
 

Së fundmi, një njoftim nga kompania gjigante META, ka zbuluar se Vuçiç dhe Rama veprojnë njësoj edhe kur bie fjala për profilet false në median sociale.

META bëri me dije se ka mbyllur shumë profile false të mbështetësve të Vuçiçit. Përmbajtja e këtyre profileve arrinte në qindra-mijëra njerëz. Rrjeti i profileve, i lidhur me punonjësit e Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit, përpiqej që të krijonte një perceptim për një mbështetje të gjerë për Presidentin e Serbisë.

Gazeta kroate Jutarnji List shkruan se llogaritë pro-qeveritare janë çaktivizuar në Serbi, Kubë dhe Bolivi. Ato përdoreshin për të diskredituar opozitën.

Këto llogari funksionin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra në secilin vend dhe përmbajtja e tyre arrinte në qindra mijëra njerëz. Ato u zbuluan pas një hetimi të brendshëm nga kompania META. Secila llogari operonte në platforma të shumta të medieve sociale, duke përfshirë këtu Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Në Kubë, këto llogari të rreme, me fotografi profili të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale, publikonin përmbajtje në një sërë platformash, duke përfshirë meme për figurat e opozitës dhe kritikët e qeverisë, duke i quajtur ata ‘krimba’, një term përçmues që përdoret nga qeveria për disidentët.

META bëri të ditur në një deklaratë se qëllimi i këtyre profileve ishte ‘krijimi i një perceptimi për mbështetje të gjerë dhe autentike për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe Partinë Progresive Serbe’.

Kompania META, e njohur më përpara me emrin Facebook, është nën kritika se ka lejuar përhapjen e propagandës, dezinformacioneve dhe gjuhës së urrejtjes përmes platformave të saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...