'Dosja e Ramës, gjithnjë më e zezë nga hetimi i FBI dhe i Kongresit të SHBA, rreshtohet me Deripaskën dhe McGonigalin'

E mërkurë, 01 Mars 2023 15:11
 

Grupi Parlamentar i PD është mbledhur sot në mesditë nën drejtimin e kryetarit  Sali Berisha. Në fjalën e tij në këtë mbledhje që zhvillohet vetëm një ditë para mocionit me debat , interpelancës së Kryeministrit Edi Rama në Kuvend për aferën me Charles McGonigal dhe dy ditë para protestës së madhe kombëtare të thirrur nga opozita, z. Berisha tha:

"Sot ne mblidhemi në prag të mocionit për Edvin Gonigalin, i cili bëri gjithçka që të sabotojë këtë mocion, bëri gjithçka që të fshihet nga super-skandali i shekullit, nga “Watergate” i shek. XXI, por një gjë i garantoj shqiptarët se dosja e tij po bëhet gjithnjë e më e zezë nga hetimi shumë serioz që bën FBI dhe Kongresi i SHBA. Edi Rama në këtë dosje rreshtohet me Deripaskën dhe me MCGonigalin, rreshtohet si një person që i lejoi vetes një akt që mund ta ndërmerrte vetëm biri shpirtëror i Enver Hoxhës apo i Kim Jong Un, rreshtohet pra me ato persona që nga urrejtja nga shkaqe të tjera nuk njohin asnjë kufi në akte ndaj SHBA.

Në memorien e kohërave ky akt do të nxijë gjithnjë e më shumë, përmasat e superskandalit Rama-McGonigal në Shqipëri bëhen çdo ditë e më shumë kundërmuese, më të mëdha e më të zeza.

Dhe unë kam bindjen nesër në parlament, atij do t’i numërohen në sy një për një, e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën sensitive të sigurisë së SHBA dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet, duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të medieve amerikane, evropiane e botërore në të cilat dilnin tre personazhe të zeza, Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal- tradhtar i SHBA në anën tjetër dhe Edi Rama, supermafioz, që e kontrakton atë si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare dhe që shndërron Tiranën në epiqendër të gjobave që McGonigal dhe klani i Ramës, Duçka dhe Neza, prisnin ndaj biznesmenëve shqiptarë.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...