Berisha: U bëj thirrje demokratëve që të distancohen nga pengjet e shpifura të Ramës, Brava-AliBasha

Saturday, 04 Mars 2023 14:17

“Unë jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë demokratëve, edhe ndonjërit që ka qëndruar indiferent, të distancohet nga ky peng i shpifur, nga këta pengje të shpifur, që kanë shënuar rekordet më të ulëta të politikanit: Brava-Alibasha.

Sot është koha që demokratët të bashkohen, të gjithë ata që kanë karakter, që nuk duhet të ndjehen të keqpërdorur nga Brava-Alibasha, vegla të shpifura të Edi Ramës.

Është koha që çdo deputet të mbajë qëndrimet e tij në përputhje me interesat e qytetarëve që e kanë votuar. Të ngrihen mbi çdo interes tjetër.

Ju garantoj se ne jemi sot më të fortë se kurrë dhe nesër do jemi më të fortë se sot.

Koha faktoi se ne nxorëm në pah fytyrën e shëmtuar të mafies, rast unik në histori. Ka ndodhur që janë bërë përpjekje për të rrëzuar një qeveri, por nuk kam dëgjuar që janë bërë përpjekje për të shkatërruar një opozitë demokratike properëndimore. Dhe të kenë dështuar më radhë të gjitha përpjekjet. Përse dështuan? Sepse forca e kësaj partie janë idealet. Demokratët duhet të ndjehen krenarë, luanë. Kjo tregon se çfarë kanë arritur ata në këtë proces.

Asgjë nuk mund të mposhtë shumicën e kësaj force. Kjo shumicë, çdo ditë e më e madhe do bëhet,” tha Berisha.

“Edhe njëherë, u bëj thirrje demokratëve të qëndrojnë në lartësinë e guximit të tyre.

Kjo që ndodhi është dëshmi e tmerrit gjeri në palcë që i ka hyrë Edi Ramës dhe mafies së lidhur me të.

I siguroj se janë të pashpresë.

Frikën dhe tmerrin që u keni kallur ju, gjatë këtyre muajve, ata e përjetojnë me drithërime. E përjetojnë të sfazuar.

Por edhe më shumë do të shohin në javët dhe muajt që vijnë.

Disfata i pret!

Mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që e ngritën PD-në në këmbë dhe i dhanë këtë shpirt luftarak dhe të pamposhtur që do të shpëtojë demokracinë.

Falënderim për ata dhjetëra mijëra qytetarë që mbushën dje sheshin si kurrë ndonjëherë në histori në një ditë pune. Një protestë si ajo nuk është parë”, nënvizoi kreu i opozitës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...