Berisha: Rama u përpoq të mos hyjmë në zgjedhje, por ne nuk bojkotojmë as zgjedhjet as Shqipërinë

Diel, 05 Mars 2023 23:10
 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kryetari Berisha deklaroi se, “Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje”.

Berisha: Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën  Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër.

 
 
 

Asnjë shqiptar që nuk jeton me veprimtari mafioze, kriminale nuk mund të pranojë një akt të tillë, padrejtësi të tillë, nuk mund të imagjinojnë një vendim të tillë. Ndaj dhe ne në këtë fushatë në të cilën kemi ardhur më të përgatitur se kurrë, me kandidatë të shkëlqyer në mënyrën më transparente kanë muaj që nga dhjetori, duke patur një propagandë të ethshme kundra dhe të manipuluar, por për kandidatët tanë nuk kanë paraqitur dot as objeksionin më të vogël. Sepse tillë ishte transparenca e zgjedhjes së tyre.

Ata janë të gjithë burra e gra që patën guxim të dalin para anëtarësisë, të dalin para qytetarëve, ti nënshtrohen votimit dhe kjo është një premisë shumë e rëndësishme për fitoren tonë. Ndaj dhe në këto kushte, kërkohet nga ne të shumëfishohet mbështetja për kandidatët tanë

Edi Rama u përpoq që të mos hyjmë në zgjedhje, që ti bojkotojmë, por ne nuk bojkotojmë as zgjedhjet as Shqipërinë. Ne do ti qëndrojmë me gjithë forcën tonë, interesit kombëtar, vlerave demokratike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...