“Jam i gëzuar që mirëpres kryeministrin Rama, Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij janë shumë të rëndësishëm për mua.
Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes europiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. Përgatitjet për këtë kanë filluar, më 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor," u shpreh Scholz.
Kjo lëvizje e Gjermanisë duket se shënon edhe fundin e "Open Balkan", një iniciativë serbe e mbështetur fuqimisht nga kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.