Berisha: Thirrja ime për mësuesit, pedagogët, studentët; të ngrihemi për të rrëzuar këtë monizëm

Tuesday, 07 Mars 2023 19:24

 

Kryetari i PD, Sali Berisha i bën thirrje mësuesve, pedagogëve dhe studentëve, të ngrihen për të rrëzuar monizmin. 

Gjatë një takimi me arsimtarë me rastin e ditës së mësuesit, Berisha renditi pasojat e keqqeverisjes të cilat po nxisin shpopullimin e vendit. 

 

"Unë shfrytëzoj këtë rast për të ju drejtuar të gjithë mësuesve të Shqipërisë. Të angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre, fuqitë e tyre, të bëhen promotorë të ndryshimit që presin shqiptarët dhe Shqipëria. Të ndryshimit jetik për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe. 

 

Në 9 vite kemi humbur 1/3 e materies kombëtare. Nëse këto ritme vazhdojnë për 16 vite nuk mund të thuhet se kush do jetë më në këtë vend. Ky është një kushtrim për çdo shqiptar. Është një kushtrim për çdo intelektual, mësues, mjek, inxhinier, jurist dhe të gjitha profesioneve. 

Të mos harrojnë se thelbi i tij është mbrojtja e interesit publik. Ai është intelektual dhe ka për mision, sigurisht profesioni është profesion, por thelbi i tij qëndron në mbrojtjen e interesit publik.  

Nuk ka sëmundje më të tmerrshme për njeriun e librit, njeriun e dijes, për profesionistin, se sa konformizmi. E ka thënë Albert Ajnshtajni: ky rrezik është më i madh se rreziku nuklear për njeriun dhe njerëzimin. Ndaj dhe thirrja ime është për mësuesit, pedagogët, studentët; të ngrihemi, të bashkohemi për të rrëzuar këtë monizëm.  

Monizmi i sotëm në rrafshin e përqendrimit të pushteteve është absolutisht identik me monizmin e vitit 1990-91. Baza e monizmit ndryshon; ai kishte në bazë doktrinën ç’njerëzore marksiste leniniste, kurse ky ka në bazë horrorin e krimit, drogës dhe varfërimin e shqiptarëve", deklaroi kreu i PD

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...