Berisha-socialistëve: Rilindësit e tu që të marrin votën, nuk i dukesh njeri, i dukesh një qenie inferiore

Saturday, 11 Mars 2023 20:46
 
 

Nga Korça ku prezantoi kandidaten e opozitës për kryetare bashkie, Ledina Alolli, kryetari i PD, Sali Berisha kishte një mesazh edhe për socialistët. 

"Unë i them çdo socialisti; o socialist, këta rilindësit e tu që të marrin votën, këta të mjerojnë ty, dhe ai që shëtit nga një vend në tjetër me avion në dispozicion dhe dhomë gjumi, duke shpenzuar 22 mln euro vetëm udhëtime, atij ti nuk i dukesh njeri, i dukesh një qenie inferiore. Fëmijët e tu, nuk ka asnjë konsideratë për ta se, një njeri me zemër, me ndjenja kur shef njerëzit e tij, kur shef popullin e vet që akoma është në vështirë të mëdha, kur shef varfërinë që rritet çdo vit, kur sheh shqiptarë që braktisin vendin çdo muaj Shqipërinë, nuk i lejojnë kurrë vetes të udhëtojë me avion çarter, me avion me dhomë gjumi, nuk i lejon kurrë vetes të blejë vazo për oborrin e zyrave të tij, 4 mln euro. 
Nuk ka kryeministër në Europë, apo botë të bëjë një gjë të tillë, përveç atij që njerëzit i duken qenie inferiore. Nuk ka kryeministër që merr një rrogë 2500 euro në muaj dhe shkon e darkon me 10 mijë euro në darkë, nuk e bën kurrë, ka një sens, ka një moral. Po pse i bëjnë këta këto, i bëjnë se urrejnë qytetarët mbasi i vjedhin nga mëngjesi deri në darkë", 
u shpreh Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Politikë

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lëzhës, Sandër Marku është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Lajmin është konfirmuar për mediat, ndërkohë dhe Alibeaj, në konferencën për...

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Politikë

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Vetëm ditën e sotme kanë lënë garën e zgjedhjeve të 14 majit katër kandidatë të grupit të Enkelejd Alibeajt.  Pas Sandër Markut në Lezhë, Genç Doçit në Kurbin dhe Gjergji Gjatës...

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Politikë

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës...