Nga Roshi te Kajmaku, kryebashkiakët e Ramës pas hekurave

E Enjte, 16 Mars 2023 12:06

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, nuk është i pari kryebashkiak i Edi Ramës që përfundon në pranga.

Prokuroria e Posaçme njoftoi paraditen e sotme se ka arrestuar Allën, nën dyshimet se ka abuzuar me një tender me vlerë mbi 3 milionë euro. Bashkë me të janë arrestuar edhe zëvendësja e tij, si edhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Më herët, në pranga kanë përfunduar edhe së paku tre kryebashkiakë të tjerë socialist.

Në vitin 2015, Prokuroria e Tiranës arrestoi kryetarin e Bashkisë së Kavajës në detyrë në atë kohë, Elvis Rroshi, i akuzuar për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. 

Rroshi rezulton se kishte fshehur dënimin në Itali për përdhunim, si edhe ishte proceduar për trafik narkotikësh në Itali e Zvicër.

Për trafik narkotikësh u arrestua edhe Agim Kajmaku, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës.

Kajmaku fillimisht ishte në kërkim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Por, pasi i shpëtoi me procedurë drejtësisë shqiptare, ai u largua nga posti zyrtar dhe iu rikthyer aktiviteti privat të shitjes së luleve.

Por, në qershor të vitit 2022, Kajmaku dhe nipi i tij arrestohen në Itali, duke transportuar rreth 20 kilogramë kokainë në një kamion me pleh kimik.

Më herët, në qershor të vitit 2021, me urdhër të SPAK-ut u arrestua kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.

Ai u akuzua dhe u dënua për abuzim me një tender me vlerë rreth 200 mijë euro.

Gjykata anti-korrupsion e shkallës së parë e dënoi Tushen me periudhën e paraburgimit. Por, Apeli i shtoi dënimin pak ditë më parë dhe, për këtë arsye, Fatos Tushe u rikthye sërish në burg.

Ndërkohë, lista e kryebashkiakëve socialist nën hetim ose me kallëzime në SPAK është shumë më e gjatë.

Prokurorët e posaçëm kanë në duart e tyre fakte dhe prova të denoncuara për aktivitetin që lidhen me inceneratorët për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe homologët e tij të Durrësit e Fierit, Emirjana Sako e Armando Subashi.

Modifikuar më Premte, 17 Mars 2023 10:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...