Rama lëshon Pasaportat e Arta, por jo 'kanabisin' dhe Amnistinë Fiskale

E Enjte, 16 Mars 2023 15:02

Rama tha se ne nuk heqim dorë sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut dhe të përmirësimit të draftit.

“Sa i përket Pasaportave të Arta, e kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së.  Ne nuk do ta nxjerrim këtë çështjes në tavolinë pa parë si vendos Gjykata Europiane. Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur, - përcjell BW. - E vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit për ekspertizë, duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por duam ta bëjmë këtë gjë së bashku, ndaj ju falënderojmë për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut dhe të përmirësimit të draftit. Sot është një draft komplet tjetër nga ai që ishte në fillim falë ekspertizës që ju na keni ofruar”, tha Rama.
 

Sa i përket legalizimit të kanabisit, kryeministri deklaroi se do vijohet me procedurat parlamentare.

 

“E fundit, kemi përfunduar të gjithë procesin e konsultimit për kanabisin mjekësor kështu që do vazhdojmë në parlament, duke pasur shumë qartë se nuk është çështja si e shkruajmë, por edhe se si e zbatojmë dhe për të gjithë elementë e monitorimit janë mirëmenduar, por sigurisht do gjykohet në praktikë”, u shpreh Rama.

Modifikuar më Premte, 17 Mars 2023 10:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Politikë

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lëzhës, Sandër Marku është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Lajmin është konfirmuar për mediat, ndërkohë dhe Alibeaj, në konferencën për...

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Politikë

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Vetëm ditën e sotme kanë lënë garën e zgjedhjeve të 14 majit katër kandidatë të grupit të Enkelejd Alibeajt.  Pas Sandër Markut në Lezhë, Genç Doçit në Kurbin dhe Gjergji Gjatës...

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Politikë

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës...