Edi Rama zgjedh Alibeajn kryetar të PD

E Enjte, 16 Mars 2023 18:52

Atë që nuk e bëri dot direkt përmes KQZ-së, e realizoi përmes një hallke tjetër të institucionit të administrimit të zgjedhjeve, të cilët në një akt të paprecedentërrrëzuan vendimin e kryekomisionerit Celibashi. Njësoj si te gjykata e Apelit, edhe te KAS Rama përdori të njëjtat instrumente kriminale, shantazh dhe presion që të bëhet ajo që do ai me çdo kusht.  Edi Rama bëri gjithçka që të përfshinte në zgjedhjet e 14 majit patericat e tij Basha-Alibeaj pasi këtë e sheh si strategji që mund të sfumojë koalicionin opozitar që kryesohet nga Partia Demokratike dhe lideri i saj, Sali Berisha.

Kryeministrit nuk i dalin llogaritë për zgjedhjet vendore që po afrojnë, nisur edhe nga sondazhet e brendshme të 'Rilindjes' ku kandidatët e saj renditen më pak të pëlqyerit dhe përmes "stërkëmbëshave" të shndërruar në vegla të interesave të Edi Ramës po tenton të deformojë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. 

Por Edi Rama harron që Partia Demokratike ka institucionet e saj vendimmarrëse dhe kryetari i PD është zgjedhur me votën e anëtarësisë. Patericat e Ramës, Basha-Alibeaj, janë të shkarkuar nga çdo funksion drejtues në selinë blu. 

Enkelejd Alibeaj nuk ka kaluar për votim në Këshillin Kombëtar të PD si ushtrues i funksionit të kryetarit të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës 22 marsin e kaluar dhe si i tillë asnjë vendim i tij nuk ka vlerë ligjore, përveçse me ndërhyrjen e Edi Ramës që kërkon t'i japë frymë një të vdekuri politikisht. 

Kush kishte dyshime për rolin e Edi Ramës në krizën e PD, tashmë është i bindur se ai është aktori kryesor i përçarjes mes demokratëve duke shfrytëzuar disa kavje politike me synimin e vetëm që t'i rrisë jetëgjatësinë vetes në pushtet. 

Sot, përtej çdo imagjinate u tha demokratëve se kryetarin e PD e zgjedh ai, Edi Rama. Imagjinoni sikur Sali Berisha t'u thoshte socialistëve se kryetarin e PS do ta zgjidhte ai dhe jo ata, me votën e tyre... Që në krye të herës do kishim të bënim një valë kryengritje mediatike të gazetave, televizioneve dhe portaleve të kontrolluara nga e majta se në Shqipëri u vra demokracia, u zhduk pluralizmi dhe se u rikthyen ditët e errëta të gjysmëshekullit të kaluar.

Pa llogaritur pastaj korrespondencat politike të zyrtarëve të PS me ndërkombëtarët. Gjithçka në kuadrin e fantazisë, se atë që bën Edi Rama, Sali Berisha nuk e bën dot se i ka dhënë provat që nuk shkel vijat e kuqe siç bën kryeministri në detyrë, pasi edhe vetë PS ka kaluar kriza gjatë viteve në opozitë, por askush, asnjë gjykatë, asnjë KQZ, nuk ua zgjodhi kryetarin socialistëve, por ishte vullneti i tyre i pavarur. 

Të njëjtët faktorë të lartpërmendur sot heshtin për ndërhyrjet e dhunshme dhe veprimet despotike të Edi Ramës në përpjekjet galopante për të zhdukur Partinë Demokratike, forcën e ndryshimeve historike në vend pas rrëzimit të diktaturës, nga harta politike dhe elektorale në vend. I gjithë ky kurs agresiv po ndodh vetëm 2 muaj para zgjedhjeve.

Megjithatë, edhe njëherë tjetër, vlen të theksohet se Rama është aq shumë i bërë pis nga skandalet e panumërta në krye të qeverisë si inceneratorët, tenderat me flamuj të kuq që çdo ditë klasifikohen korruptivë dhe po hanë koka zyrtarësh (i radhës kryebashkiaku i Bulqizës) dhe kryeskandali "McGonigal", sa nuk ka intrigë apo dyshe-patericë që ta kursejë nga vota ndëshkuese e 14 majit, votë e cila i prin ndryshimeve jetike në vend.

Modifikuar më Premte, 17 Mars 2023 10:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...