GRUPIMI PER KOMBINATIN/LUFTA PER KOMBINATIN…. DHE PERTEJ KOMBINATIT!

Hënë, 20 Mars 2023 09:09

 

Vertet nisi diten qe Rama erdhi ne shtepine time dhe tha “ik se do ta prish”!
Vertet nisi si nje beteje egzistencialiste per fatin tim si individ!
Por kjo lufte nuk ishte nje lufte vetem per fatin e pallatit tim, dhe te timin si individ!
Ishte nje lufte shume me e madhe!

Nuk u vu ne loje thjesht pallati, familja, jeta ime!

U vu ne loje dhjetra pallate, i gjithe Kombinati sic e kemi njohur; E gjithe historia dhe trashegimia 75 vjecare e Kombinatit!
U vune ne loje te drejtat bazike kushtetuese te prones, te vendbanimit, dhe te rolit te qytetarit ne procese politike-berese dhe vendim-marrese!!

Prandaj lufta sot per Kombinatin eshte lufte pertej pallatin tim, fatit tim si individ!

Sot lufta per Kombinatin perfaqeson nje lufte qe rezonon me sa e sa realitete te tjera ne Tirane apo edhe ne Shqiperi – nga 5 Maji, e Myslym Keta, tek Lapraka, Paskuqan, e Berxull; nga Tirane deri ne Durres. Sot lufta per kombinatin perfaqeson nje lufte per ridimensionimin e marredhenieve qytetar-qeveri, qytetar-politika publike, qytetar-procese vendim-marrese.

Ne kete lufte per mbrojtjen e Kombinatit, GMK i eshte dashur te zhvilloje nje lufta shume-dimensionale – juridike, mediatike, civike, politike!!

NE DIMENSIONIN JURIDIK, lufta u be ne Gjykate. Ku shkuam dhe i hoqem masken Qeverise Rama-Veliaj per genjeshtrat e tyre.

NE DIMENSIONIN MEDIATIK, lufta u be ne te gjithe ato televizione, te cilat nuk ia kishin shitur fuqine e ekranit te tyre inceneratoreve. Ne Ora News, CNA, MCN, Citizen Channel, EuroNews Albania, treguam me fakte, shqeto dhe pa frike, cila ishte genjeshtra e dyshes Rama-Veliaj.

NE DIMENSIONIN CIVIK, lufta ishte te zgjoheshin Kombinatasit nga gjumi, nga topitja e mendjes se tyre nga propagandes e Rama-veliaj. Lufta u be qe Kombinatasit te ngriheshin dhe ti tregonin Rama-Veliaj se genjeshtrat e tyre te bukura nuk zhvleftesonin dot te drejten e tyre per pronen, per apartamentin, per truallin, per biznesin, per jeten e tyre!! Kjo lufte provoi se jo te gjithe Kombinatasit i hengren genjeshtrat Rama-Velia pavaresisht “dopingimit rilindas”!

NE DIMENSIONIN POLITIK, lufta u be per te qartesuar pozizionin e Partive Politike ne raport me interesat dhe te drejtat e Kombinatasve. Dihej ku qendrojne Rama-Veliaj ne raport me Kombinatasit. Por GMK luftoi qe tju bente te qate partive opozitare cilat jane interesat dhe te drejtat e Kombinatasve qe ato duhet te zotohen te respektojne dhe avancojne! 10 KERKESAT e GMK PER RINDERTIMIN jane kuintesenca dhe busulla aksionit te GMK ne dimensionin politik dhe percaktori i VOTES se saj!

Por GMK eshte e ndergjegjshme per dimensione te tjera ku lufta per Kombinatin mund te jete po aq e rendesishme.

GMK beson se Kombinati perfaqeson jo theshj nje garumbull ndertesash por nje aset trashegimie historiko-kulturore. Ndaj GMK do vazhdoje te luftoje per Kombinatin edhe ne DIMENSIONIN e TRASHEGIMISE HISTORIKO-KULTURORE. Eshte e vertete qe Kombinatasit mund ti gruposh ne “te vjeter” apo “te rinj”, “vendalinj” apo “te ardhur”. Por e verteta me e madhe eshte se pavaresisht se kush ve kemben sot neper rruget e Kombinatit, kush jeton brenda apartamenteve te pallateve te Kombinatit, pak kush di kur u ndertua Kombinati; kush e ndertoi Kombinatin; pse u ndertua ashtu sic e njohim sot Kombinatin; apo cili eshte LLAZI MIHO! Disa foto te Kombinatit te dikurshem, qe here pas here postohen nga individe te ndryshem, mund te jene foto qe mund ti bejne njerzit nostalgjike, sidomos kur ndonjeri sheh veten e vet aty. Por nuk ndihmojne dot ne nje ndergjegjesim masiv te Kombinatasve qe jetojne sot ne Kombinat per historine, ndryshimet, problemet, dhe perspektiven e Kombinatit.

GMK beson se lufta per ndergjegjesimin e Kombinatasve nuk mund te kufizohet vetem tek “zgjuarja” e Kombinatasve “te vjeter” apo “te rinj” qe keta, te ngrihen ti “tregojne vendin” Rama-Veliaj. GMK beson ne vleren e ekspozimit te nxenesve te shkollave dhe studenteve te universiteteve, shqiptare apo te huaj, me rastin e Kombinatit per te kuptuar dhe bere nje sens me te mire te cilesise se politikave publike, zhvillimit urban, dhe qeverisjes se mire ne Shqiperi, dhe sidomos ne analizen e qeverisjes Rama-Veliaj. Ndaj GMK do vazhdoje te luftoje per Kombinatin edhe ne dimensionin e EDUKIMIT dhe ARSIMIT.

GMK lindi, dhe vazhdon te mbetet ende, nje grupim totalish informal, totalisht vullnetar i disa banoreve –Bukurijes, Lulzimit, Durimit, Zanes, Flamurit, Pellumbit, Mondit. Por ndonese nje grupim i tille, i bashkuar rreth emeruesit te perbashket “e drejta per prone”, ai diti ti pengoje me sukses Rama-Veliajn ne shkaterrimin e plote te Kombinatit ne stilin Hitlerian ala “bliz-krieg”! Ne DIMENSIONIN AKADEMIKO-SHKENCOR, rasti i GMK, mund te jete nje nga shembujt-prove se grupet informale mbase mund te jene po aq te suksesshme, nemos edhe me shume, se grupet formale, OJF-te apo organizatat e tjera te shoqerise civile, ne avancimin e nje kauze sociale dhe shendrrimin e saj ne nje moment reflektimi serioz per individet, grupet, komunitetet, institucionet, shoqerine, vete shtetin!! Sot, faqja e GMK ne facebook, ne menyre “formale” eshte “vizituar” nga 1400 veta qe kane lene gjurme me emer dhe mbiemr, me komente apo pelqimet e tyre per postimet e faqes. Ne menyre “informale,” sot, faqja e GMK mund te jete nje nder faqet lokale me trafikun me te madh, qe mund te shkoje midis 5000-7000 vizitoreve. Arsyeja e vetem per keto shifra trafiku eshte nje dhe vetem nje: lufta e GMK per mbrojtjen e Kombinatit dhe serioziteti i informacionit te postuar ne faqen e vet!!

Ajo qe GMK do te donte te shihte eshte nje angazhim me i madh i vizitoreve te saj perms prononcimeve te tyre per probleme qe kane te bejne me Kombinatin por jo vetem!!

Ndaj GMK ju thote Kombinatasve:

Mos u kenaqni thjesht me idene e te qenurit “Kombinatas i Vjeter”. Sepse i vjeter apo i ri, perballe rrezikut me te cilin perballet sot Kombinati, ajo qe vlen nuk eshte vetem fjala por edhe veprimi; jo vetem veprimi si individ por mbi te gjitha veprimi si komunitet; jo vetem veprimi thjesht si komuniteti i Kombinatasve por edhe si pjese e nje teresi komunitetesh, i nje shoqerie te tere qe perballe arrogances dhe padrejtesive ten je qeverie klienteliste si ajo e Rama-Veliaj, shpetimin e vetes e sheh vetem tek rotacioni demkoratik, drejtesia e paanshme, qeverisja e mire dhe ne dobi te jetes dhe interesave te qytetarit.

Kjo pra eshte sfida qe GMK ka para!
Kjo pra eshte esenca e luftes se GMK per mbrojtjen e Kombinatit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...