Berisha: Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes Rama, ai furnizohet me dokumente prej tyre

Premte, 24 Mars 2023 14:29

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot skandalin e gjobëvënies nga Adriatik Doçi, gazetari i Karlo Bolinos.

Berisha e bëri komentin e tij në kuadër të skandalit të shitjes së Top Channel për 9 milionë dollarë në një parajsë fiskale. “Muaj më parë, televizioni Top Channel filloi një linjë editoriale të pavarur, linjë editoriale e cila e bëri atë objekt sulmesh të egra të Edi Ramës. Por duket se skema e Tikut të partisë është një skemë universale. Ato editoriale ishin si një gjobëvënie ndaj qeverisë, na bli me 9 milionë ose do kesh këto pasoja. Kjo është një nga ditët më të zeza në historinë e medieve shqiptare,” tha Berisha.

 

“Para këtij, publikoi përjetoi vdekjen klinike të ABC News. Një spastrim të paparë ndaj gazetarëve. Vetëm se ata nuk ishin në një valë me Devollin që herë thotë e kam, njëherë thotë nuk e kam. Devolli është vala e Ramës. Personi i fundit që ka mbetur aty është zoti Demi. Edhe ndaj tij po bëhen presione prej rrugaçësh që të ikë dhe të kontrollohet përfundimisht nga Endi Fuga, Sokol Balla dhe dora e Ramës dhe Veliajt.

 

Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes. Ai furnizohet me dokumente nga familja Rama, prandaj është i paprekshëm. Një gjobëvënës i shpërfytyruar, i shpifur.

Por gazetari i familjes kryeministrore ka imunitet. Sikundër kanë imunitet për SKAP-in e partisë Duçka dhe Neza. Edhe njëherë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojë rolin e Yuri Kim dhe paraardhësit të saj në aferën McGonigal se do ndihmonin shumë vendin e tyre, do ndihmonin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ambasadorja Kim, me një seri të gjatë veprimesh, ka mbajtur të njëjtat qëndrime ndaj opozitës si McGonigal, por heshtja e saj ndaj këtij sistemi gjobëvënës nga bashkëkombas të saj, e rëndon atë. Nuk duhet të fshihet pas imunitetit diplomatik por të flasë për shqiptarët për këtë akt të pashembullt që nga koha e Perandorisë Osmane deri më sot,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...