Plani për biznesin/ Këlliçi: Zerohen taksa e tarifa, përfiton biznesi i vogël

E Enjte, 30 Mars 2023 11:07

 

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, për t`u shpjeguar planin e tij fiskal që parashikon reduktim dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore.

Teksa u ndal në zonën e “Sheshit Willson”, Këlliçi u tregoi bizneseve disa nga taksat që do të hiqen pas 14 majit, nga të cilat do të përfitojnë biznesi i vogël dhe i mesëm.

 

“Taksa e tarifa do t`i heqim. Të paktën ty të prek taksa e arsimit, do hiqet, do zerohet direkt. Hapësirën publike, pastrim gjelbërimit, taksën e arsimit i ke aty, nuk keni pse e paguani. I ke të gjitha aty në plan. Të gjitha reduktohen dhe zerohen një pjesë e madhe dhe përfitoni si biznes i vogël” - tha Këlliçi.

Gjatë takimeve në këtë zonë, qytetarët kanë mirëpritur premtimin e bërë nga Belind Këlliçi për transport publik falas. Duket se qytetarët janë dakord, që paratë të cilat sot i jepen inceneratorin që nuk ekziston në Sharrë, të shkojnë pikërisht për transportin publik falas.

“Ke marrë iniciativa tepër të bukura. Ajo e autobusit është tepër e bukur. i kam ndjekur të tëra me dëshirën më të madhe. Absolutisht bëhet! Vetëm atë inceneratorin që ka ai, që e paguan pa punuar. Inshallah të ndihmon i madhi Zot, dhe njerëzit inshallah ndërgjegjësohen se ka ardhur koha me reagu çdo qytetar” - u shpreh një qytetare gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin.

Licensimi i shumë kompanive që ofrojnë shërbim TAXI nga Bashkia e Tiranës, ishte një tjetër shqetësim i ngritur nga përfaqësues të këtij sektori gjatë takimit me kandidatin e opozitës për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

“Nuk na shqetësojnë më shumë informalet, sesa taksitë që po jepen kështu sikur janë karroca dore” - tha një shofer taksie, i cili këtë profesion e ushtronte prej 15-vjetësh.

Për këtë shqetësim, Belind Këlliçi bëri një tjetër premtim, duke garantuar taksistët se do t`i japë fund dhënies së licensave klienteliste për kompanitë e taksive.

“Po licencat që jep ky, i jep sepse i ka klientelistë të gjitha këto. Nuk do ndodhi kjo që po ndodh deri tani, sepse ka mjaftueshëm taksi edhe nuk do happen taksi që janë të lidhura me kryetarin. Sepse kam dëgjuar që janë dy-tre kompani që janë të lidhura, i ka të vetat ky. Jo një e ka Endri Fuga, jo një e ka Erion Veliaj” - u shpreh Këlliçi.

Duke shtrënguar duart me qytetarët, Belind Këlliçi mori jo vetëm mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, por dëgjoi njëkohësisht edhe problemet që shqetësojnë banorët e kësaj zone prej vitesh.

“Nuk mban më asnjë gjë. është bërë gjithandej pisllik, gjithandej tmerr. Trotuaret aty janë të parregulluara nga të dy anët, u bënë 30 vjet. është shumë problem kjo pjesa e trafikut. Unë e kam në Dajt, por jam i regjistruar këtu te Njësia Nr.7. Po trafiku është shumë keq. Një orë nuk diskutohet, më shumë duhet të ikësh jashtë qytetit sesa me ardhë deri këtu” - u shpreh një tjetër qytetar në takim me Belind Këlliçin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...