'Starti i jashtëzakonshëm i fushatës flet për një rikthim të paprecedent të Sali Berishës dhe PD-së'

Premte, 07 Prill 2023 15:51

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në konferencën për shtyp se ky start i fuqishëm i fushatës elektorale flet për një rikthim të paprecedent të Sali Berishës dhe PD-së.

“Së pari, shfrytëzoj këtë takim me ju për t’u përcjellë përshëndetjet më të përzemërta demokratëve për startin e jashtëzakonshëm të fushatës elektorale, fushatës së fitores.

 

Siç e shihni ju, sallat, sheshet ushtojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale.

Një përpjekje e turpshme, primitive për të goditur, për të parandaluar rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, po merr përgjigjen më të fuqishme nga të rinjtë, të rejat, burrat, gratë dhe qytetarët shqiptarë në mbarë vendin.

Këto flasin për një rikthim të paprecedent të Sali Berishës dhe PD-së. Ky fenomen ka tmerruar Edi Ramën.

Edi Rama e ndjen se urrejtja popullore ndaj pushtetit të tij monist, ka kufi vetëm qiellin.

Edi Rama e ndjen se me shpopullimin e kalkuluar, pra gjenocidin që kryen ndaj shqiptarëve, konsiderohet një nga armiqtë më të rrezikshëm në histori të këtij kombi.

Edi Rama e ndjen se me vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, është i pashpresë.

Shqiptarët presin me padurim 14 majin, presin për të votuar si qytetarë të parë, kandidatët e primareve, njëherazi për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të firmosur ndryshimin e madh, i cili ka si synimin më kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve. Mëkëmbjen e biznesit në Shqipëri, mëkëmbjen e fermerëve shqiptarë, shpresën tek mbarë shqiptarët se ky vend bëhet, mbështetjen e të rinjve shqiptarë në hapat e tyre të para.

Ajo që shihni ju në ekrane televizive, me gjithë përpjekjet e tmerrshme për të na censuruar, megjithatë nuk është një përpjekje kaq e suksesshme, mund të themi se kjo është pranvera e madhe e shpresës së shqiptarëve.

Pushteti po dridhet, është në përpëlitjet e tij. Pra, shpresa vjen me opozitën. Ndryshimi vjen me opozitën,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...