Andi Bejtja: Rama e goditi Becchettin edhe për shkak të inceneratorëve. E pamë çfarë ndodhi më pas!

Premte, 07 Prill 2023 20:54
 

Drejtori i Informacionit në Syri Tv, Andi Bejtja analizoi në "Çim Peka Live", arsyet pse Edi Rama mbylli Agon Channel 8 vjet më parë dhe i hapi luftë biznesmenit italian, Francesco Becchetti. 

Bejtja, ish-Drejtor Editorial i Agon Channel, tha se përveç linjës editoriale, Rama goditi Becchettin edhe për shkak të biznesit të inceneratorëve ku investitori italian po e zhvillonte me një kompani të tij.

 

Ndërsa kryeministri kishte të tjera qëllime. 

 

Ai shtoi se sot jemi dëshmitarë të asaj që ka ndodhur me inceneratorët, një projekt korruptues ku të përfshirë janë zyrtarët më të lartë të shtetit. 

 

"Ky ishte një operacion që u bë jo vetëm nga Rama, por nga dhjetëra struktura të shtetit, nga mediat që e shtynë për të mbyllur Agon Channel se gjoja po prishte tregun, edhe pse nuk pranonte reklama nga Shqipëria. Ndoshta mund të ketë qenë edhe fakti që Becchetti kishte një biznes si ai i inceneratorëve, i nisur. Përveç hakmarrjes mediatike dhe frikës mediatike të televizioneve, ishte edhe këto bizneset e tjera të Becchettit, kryesisht të inceneratorëve që i kishte nisur si projekt. Sot e kemi parë se ç'po ndodh me to, një projekt korruptues me të cilën qeveria paguan lobimet, paguan median. Goditja ishte shumë e ashpër. Nëse do të shikosh si funksionon shteti shqiptar mjafton të analizosh ça ka ndodhur me Becchettin, që nga mediat e tjera, Prokuroria, Gjykatësi, Tatimet etj, gjithë deformimi që ka bërë shteti, është pasqyra më e mirë për të parë si ka përfunduar ky shtet dhe ku kemi përfunduar", tha Bejtja. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...