Gjermanët padisin Ramën në arbitrazh për Portin e Durrësit

Tuesday, 11 Prill 2023 10:36

 

Në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama kërcënonte largimin nga Gjykata e Arbitrazhit e ICSID, kundër shtetit shqiptar u regjistrua një padi e re.

Më 7 prill, gjermanët e EMS Shipping & Trading regjistruan një çështje në Uashington, për mosmarrëveshjen sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

 

Shtëpinë e Bardhë/ Mediat amerikane: Alex Soros do bëjë dyfishin e dëmit në krahasim me babainPrej vitit 2013, kjo kompani ka fituar të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar Terminalin Lindor në Portin e Durrësit, për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Gjermanët ankohen për projektin e ri të transformimit të portit, që do ta zhvendosë portin e mallrave në Porto Romano. Por, sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.

Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro. Kjo do të thotë se kërkesa për dëmshpërblim nga ky gjyq i ri në arbitrazh mund të variojë nga disa dhjetëra deri në disa qindra milionë euro.

Përpara se t’i drejtohej tribunalit, EMS i kishte dërguar një letër ku shprehte shqetësimet e saj përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, Kuvendit dhe përfaqësive diplomatike të Gjermanisë dhe BE në Shqipëri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...