Lubonja: Misioni i Bashës dhe Alibeaj ishte të punonin për një projekt me regji të Ramës

Tuesday, 11 Prill 2023 15:07

Komentet Lubonja i bëri në një intervistë në News24, ku foli për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Lubonja tha se sot drejtësia është kapur totalisht nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se me të gjitha skandalet që janë raportuar, nuk është hapur asnjë hetim nga ana e Prokurorisë.

 

‘Misioni i Alibeajt ka nisur me Lulzim Bashën. Misioni i tyre ishte të punonin për atë projekt që kishte regjinë e Edi Ramës. Këtu ka pabarazi të jashtëzakonshme dhe punohet për një grusht oligarkësh. Po bën politika të majta Sali Berisha këtu tek ne. 

 
 

Tani një reformë në drejtësi pas kaq vitesh nuk mund të mos jetë një tregues. Sot drejtësia është kapur vetë nga Rama dhe me gjithë këto skandale që po ndodhin,  Prokuroria nuk hap këtu asnjë hetim’, tha Lubonja.

Gjithashtu analisti Lubonja u ndal edhe tek koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, për të cilin tha se nëse në Shqipëri do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë rezultatet do të ishin ndryshe dhe më pozitive.

Si e shihni koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’?

Lubonja: Bashkimi i tyre është pozitiv dhe nëse do të kemi parasysh situatën, duhet të kishte një bashkim më të madh. Këta kanë një platformë që kanë ngritur mungesën e ndjeshmërisë. Por rezultati mbetet për t’u parë. 

Nëse do të kishte zgjedhjet të lira dhe të pablera mund të kishim një rezultat tjetër sepse ka një pakënaqësi më të madhe. Makina është duke ecur në humnerë dhe duhet të frenohet, nuk ka rëndësi se kush shofer e merr, por rëndësia është që të frenohet. 

Por problemi tjetër është se shqiptarët nuk kanë ndjeshmëri shumë të madhe, por vetëm mendojnë çështjen e parave. Shqiptarët nuk kanë siguri në punë, sepse kur ke pasiguri edhe për muajin tjetër thonë po rri këtu më mirë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...