Goditje ndaj mediave/ Ylli Ndroqi padit qeverine shqiptare ne Arbitrazh, kerkon demshperblim 128 milione euro per sekuestrimin e TV-se

Hënë, 17 Prill 2023 08:28

Nga Klodian Tomorri/

Normalisht mosmarrëveshjet tregtare mes një shtetasi shqiptar dhe qeverisë së Shqipërisë gjykohen në gjykatat administrative të vendit. Por bashkëshortja e pronarit të Ora News, zonja Mimoza Ndroqi rezulton të ketë nënshtetësinë bullgare, çka i mundëson asaj ta padisë qeverinë shqiptare në Arbitrazh për shkeljen e traktatit dypalësh të investimeve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Dëmi i pretenduar

Në vitin 2015 qeveria shqiptare firmosi një kontratë koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës me kompaninë koncesionare Albania Bay Marina. Pjesa më e madhe e aksioneve të Albania Bay Marina zotërohej nga pronari i i RTV Ora, Ylli Ndroqi me 50%, ndërsa gjysma tjetër ndahej mes kompanisë shqiptare ISDC me 30% dhe asaj bullgare, Quentin Ltd me 20%. Por investimi nuk u realizua asnjëherë për shkak edhe të problemeve me pronësinë e tokës.

Zoti Ndroqi pretendon se qeveria shqiptare ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën e Portit Turistik, duke mos i vënë në dispozicion terrenin e premtuar në kontratë. Veç dështimit të Portit, biznesmeni Ndroqi pretendon se ka pësuar dëme nga qeveria edhe në disa kontrata të tjera që ai ka patur për ndërtimin e një resorti turistik, lejen minerare për shfrytëzimin e një miniere kromi si dhe disa licenca për ndërtim hidrocentralesh.

Përveç këtyre, pretendimet e tjera të biznesmenit lidhen me sekuestrimin e pasurive nga autoritetet shtetërore, përfshirë televizionin Ora News. Për të gjitha këto pretendime, zoti Ndroqi kërkon nga shteti shqiptar një kompensim prej 128 milionë euro, një shifër kjo pak më e madhe se sa kompensimi që fitoi një tjetër ish pronar mediesh, biznesmeni italian Francesco Becchetti.

Breshëri arbitrazhesh

Shqipëria po përballet me një breshëri gjyqesh në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, ku biznesmenë dhe kompania të huaja pretendojnë kompensime të rënda financiare për dëme që pretendojnë se kanë pësuar nga qeveria shqiptare.

Deri tani, qeveria shqiptare ka humbur në të gjitha shkallët procesin gjyqësor me Francesco Becchettin, ku gjykata ICSID e dënoi Shqipërinë me 108 milionë euro gjobë plus interesat dhe kostot administrative.

Por aktualisht janë në zhvillim disa procese kundër Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, pretendimet e të cilave arrijnë në mbi 1 miliardë euro. Një javë më parë, kompania gjermane EMS, që ka me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit, paditi qeverinë shqiptare duke kërkuar 40 milionë euro kompensim. Ndërsa pa u tharë ende boja e padisë së gjermanëve, Shqipëria detyrohet të përballet me një tjetër gjyq, këtë herë me biznesmenin Ylli Ndroqi, i cili kërkon 128 milionë euro./oligarkia.al/

Modifikuar më Hënë, 17 Prill 2023 08:43

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...