Këlliçi: Thirrje nga zemra shqiptarëve në diasporë, ejani të votoni në Tiranë!

Hënë, 17 Prill 2023 10:51

 

Belind Këlliçi u ka bërë thirrje shqiptarëve që kanë emigruar, por që kanë të drejtë vote në Tiranë, të vijnë për të votuar më 14 maj ose të kontaktojnë me familjet e tyre që të bëjnë të mundur ndryshimin e nevojshëm në drejtimin e kryeqytetit.

Ishte SMS-ja e një qytetari nga Greqia, që ai ia dërgoit Këlliçit sot në studion e KAFE SHQETO në SYRI TV, që e nxiti kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” t’u dërgonte një mesazh më vete, shqiptarëve në diasporë.

 

“Mirëmëngjes, jam në Greqi dhe po bëhemi gati të gjithë të vijmë të shporrim hajdutët!” – shkruante qytetari.

Dhe Këlliçi, falënderues për të, tha: “I kemi bërë thirrje dhe vijojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që janë në diasporë, të gjithë qytetarëve që jetojnë sot në Europë dhe përtej kontinetit, në SHBA prej nga marrim mesazhe pa fund, pa fund, të gjejnë mundësinë të vijnë për të votuar për të ndryshuar situatën në Tiranë!

Unë jam çdo ditë në kontakte me përfaqësues të diasporës. Më vjen mirë. Marr mesazhe, kryesisht nga Anglia, Greqia, Italia dhe Gjermania të atyre qindra e qindra qytetarëve, demokratëve që janë goditur masivisht apo qytetarëve opozitarë që janë goditur masivisht në këto dhjetë vjet, që kanë ikur dhe duan të vijnë të bënë ndryshimin më 14 maj.

Sigurisht, të gjithë ata që flasin me mua e dinë që unë nuk jam si ky që po i pret bileta një pjese për t’i marrë e për t’i sjellë, nuk i kam mundësitë.

Me ato mundësi modeste që kam po bëj një fushatë krejt normale, modeste dhe i bëj thirrje nga zemra të gjithë shqiptarëve të diasporës që janë me të drejtë vote në Tiranë dhe që jetojnë në Tiranë, të vijnë apo të telefonojnë, të kontaktojnë me familjet e tyre dhe me të afërmit për të bërë ndryshimin në Tiranë, “ tha Belind Këlliçi/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë të z. Këlliçi në studion e Kafe Shqeto.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...