Berisha: Edi të erdhi fundi, të pret McGonigali - çështje e hapur penale, do të thotë derë burgu e hapur

E Enjte, 20 Prill 2023 21:17
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëron Edi Ramën se do të ketë fatin e ish-agjentit të FBI, i arrestuar në SHBA, Charles McGonigal. 

Berisha tha nga Tepelena se çështje e hapur penale, siç edhe shprehen zyrtarët e lartë të DASH, do të thotë derë burgu e hapur edhe për kryeministrin. 

 
 

"Edi Rama i erdhi fundi, i erdhi fundi ju them unë ju, e pret McGonigal. Po Edi, ta tha i dërguari i fundit që ajo është një çështje e hapur, që ajo është një çështje e hapur penale dhe aty ku ka drejtësi, çështje e hapur penale, do të thotë derë burgu e hapur, qeli e hapur. 

 
 

Po pse e them unë këtë, e them unë këtë, se McGonigali po dënohet se ka marrë ryshfet nga njerëzit e kryeministrit shqiptar, kryeministri shqiptar. Atëherë gjykatësi nuk mund të dënojë ryshfetmarrësin dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. Edi Rama është i përfunduar. Qytetarë duhet të jeni të vetëdijshëm, votohet një njeri i cili absolutisht siç e dëgjoi vetë, ka çështje penale të hapur. McGonigal është çështje penale e hapur, dhe dy janë personazhet kryesore që gjykohen; Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Oleg Deripaska, oligarku i Putinit, i cili ka marrë edhe në dhjetor të vitit 2022, nga qeveria e Edi Ramës, 7 milionë euro për rikonstruksionin e një shkolle në Kamzë", u shpreh Berisha. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...