Pasi doli nga spitali, Rama lëshon sërish gojën me fyerje: I thotë publikisht gomar Rakip Sulit

Saturday, 22 Prill 2023 12:52

Edhe pse ka ‘caktuar’ Enkelejd Alibeajn si opozitë, Rama nuk i ndali sulmet ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.

 

Pasi sulmoi kandidatët e tij në Tiranë dhe Kavajë, Rama vazhdoi fyerjet edhe ndaj Rakip Sulit në Kamëz, duke e quajtur gomar.

 

“Kuptova që apendiciti qenka përgjithësisht një hall për të rinj, por në të gjitha rastet, erdhi në një moment kur kemi një apendicit më të rëndësishëm për të hequr, që është apendiciti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilave nuk po i përmend që mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër. Dhe duke luftuar me mjekët, edhe me stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve ju thashë do shkoj te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës Rilindje”.

“U desh Rakip Suli që t’i jepej një herë të vetme në 30 vjet besimi PS-së që shumë njerëz në Kamëz ta kuptojnë se ky liqen nuk është as i madh dhe as i djathtë. Këtu është puna për gamorin që do merrini t’i shërbeni, me kurriz të fortë apo me dy vesh të gjata. Doni që kur të shkoni te bashkia t’ia vendosni drutë dhe t’i thoni hec bre apo dy vesh të gjatë e bishtin në shalë, edhe rrugët 4 metra, 7 gropa dhe emrin e Donald Trump. Unë them që zgjedhja është e thjeshtë, kush do fusi gomarin me vesh të gjata, ta harrojë mbështetjen nga qeveria, ne nuk mundet kurrë të na venë para faktin të kryer, me demek votën dhe të bashkëpunojmë me individë të shpallur non-grata”, tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...