Berisha: Ftoj Ramën sërish në debat, do i rreshtoj jo vetëm vjedhjet e tij, por edhe të familjarëve

Premte, 28 Prill 2023 14:31

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ftoi kryeministrin Edi Rama sërish në debat, ndërsa dënoi mungesën e ballafaqimit të kandidatëve të pushtetit me ata të opozitës.

“Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimit të kandidatëve nga Edi Rama si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë. Rama nuk i nxjerr kandidatët sepse mbi ta rëndojnë fatura dhjetëra milionë euro vjedhjesh nga më të ndryshme.

 

U bëj thirrje medieve të vendosin në studio dy karrige dhe të ftojnë kandidatët për debat dhe të lënë bosh karrigen e kandidatit që nuk paraqitet.

Sikundër përsëris ftesën ndaj Edi Ramës, të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai e konsideron se i shërben interesit të pushtetit të tij. Nuk vjen dot.

Unë e bëj këtë, por unë jam i bindur se ai nuk mund të vijë në debat. Rëndojnë afera të tmerrshme mbi shpatullat e tij. Dhe unë ia nxjerr dokumentet një nga një përpara shqiptarëve.

Unë do i rreshtoj jo vetëm vjedhjet e tij, por edhe me familjarët e tij në tendera.

Pra, Edi Rama nga njëra anë i fsheh kandidatët e tij, dhe vetëm pas denoncimeve të përsëritura të mia, nxori fytyrën e Lal Fallcit, se edhe atë e kishte zhdukur, nga ana tjetër nuk pranon debatet. Kjo është një fyerje e madhe për qytetarët.

U bëj thirrje qytetarëve të kërkojnë nga kandidatët të debatojnë, qoftë edhe në sheshet e qytetit.

Nga ana tjetër, u bëj thirrje gazetarëve të verifikojnë çdo pretendim, çdo pseudosukses që numërojnë sot sekti i rilindjes, sekti i vjedhjes. Rilindje do të thotë vjedhje sot për shqiptarët.

A mund të imagjinoni një kryebashkiak që zhduk 520 mijë metër katror gjelbërim dhe mashtron e thotë se kam mbjellë 1 milion pemë. Këtë mashtrim e bën për të justifikuar vjedhjen e miliona eurove që ka faturuar me 1 milion fidanë. Një njeri që u thotë qytetarëve që kam ndërtuar 40 shkolla dhe fillon e numëron 5, 8 apo 15. Se nuk i ka,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...