Mungesa e ballafaqimeve/ Berisha: Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha, këta janë sekti i territ

Tuesday, 02 May 2023 13:50

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kërkoi sërish që të ketë përballje mes kandidatëve në zgjedhjet lokale.

“Unë besoj se transparenca dhe përgjegjësia përpara qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet midis kandidatëve që garojnë për kryetar bashkie. Midis këshilltarëve të parë, që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale.

 

Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë, të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindësit dhe nuk kanë mundësi për asnjë lloj llogaridhënie, për asnjë lloj transparence.

Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë.

Ka në bazë vjedhjen e miliarda miliarda eurove me tendera në masën 90 përqind në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Refuzimi i debateve televizive ka në bazë transferimin e pasurive, fondeve te familjarë të Edi Ramës dhe në tërësi kryetarëve të bashkive në mbarë vendin.

Ky refuzim ka në bazë frikën e tmerrshme nga veprimtaria antiligjore e këtyre përfaqësuesve,” tha Berisha.

“Kandidatët tanë janë të gatshëm në çdo orë të ditës dhe natës, në çdo kohë, të ballafaqohen me rivalët e tyre të Rilindjes.

U bëj thirrje studiove televizive të heqin dorë nga thirrja njëri pas tjetrit të kandidatëve. Të kontribuojnë edhe ato me mundësinë që kanë, me pushtetin e tyre, që të zhvillohet debati dhe jo të vijnë për recitime. Që të ballafaqohen kandidatët dhe jo të pranojnë deklaratat shabllone të Erion Veliajt që thotë se i ka mbjellë në Bizë fidanët, faturat për të cilët i ka vjedhur.

I bëj thirrje të ballafaqohen kandidatët, se këta nuk kanë asnjë interes. Analizat e ujit dhe të ajrit të Tiranës janë të tmerrshme. Erion Veliaj kalon nga studio në studio dhe mashtron duke deklaruar analiza që i ka bërë një OJQ që nuk ia tregon as emrin, as kampionin.

Po kështu Elbasani, Durrësi, Shkodra. Edhe në Shkodër, ja urdhëro. Ne kemi kandidatin tonë, kryetarin aktual. Këta janë sekti i territ. Këta kanë zgjedhur terrin për qytetarët.

Unë mendoj se nuk duhet të jetë ky qëndrimi që duhet të mbajnë ata që kërkojnë votën nga qytetarët,” theksoi Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...