Zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara takon banorët e Durrësit: Dëshira dhe energjia pozitive për ndryshimin ndihet kudo

E mërkurë, 10 May 2023 08:48

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka vijuar takimet e tij me banorët e qytetit. Ai shprehet se dëshira dhe energjia pozitive për ndryshimin ndjehet kudo.

Ndërsa shton se programi i tij përmban projekte të dedikuara për çdo njësi administrative të cilat do të mbulojnë çdo sektor. “Dëshirë për ndryshim, energji pozitive, besim, shpresë! Bashkë për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti!”, shkruan Cara.

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara vijoi takimet me banorët e zonave të ndryshme të qytetit. Cara thekson se nga qytetarët ka një “dëshirë për ndryshim, energji pozitive, besim, shpresë! “Bashkë për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti”, shkruan Cara në “Facebook”. Ndërkohë, gjatë një takimi me banorët e Katundit të Ri, Cara ka theksuar se ndryshimi është domosdoshmëri.

“Në Katundin e Ri, ndryshimi është domosdoshmëri, si kudo në Durrës. Problematikat e shumta dhe mungesa e investimeve e kanë reduktuar ndjeshëm numrin e banorëve. Bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet! Rikthimi i shërbimeve në zonë është hapi i parë konkret, për këto familje, që do të shoqërohet me investime në infrastrukturë dhe mbështetje për fermerët. Projekte të dedikuara për çdo njësi administrative, që do të përfshijnë çdo sektor. Më 14 maj, bashkë për ndryshim! Qyteti je ti!”, shkruan Igli Cara.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, Igli Cara, apelon durrsakët se më 14 maj është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse. Ai shprehet se banorët e Durrësit prej vitesh po shpërfillen nga qeveria, dhe me votën e tyre në zgjedhjet lokale kanë mundësinë për të “për të refuzuar mashtrimet dhe manipulimet me investime elektorale që revoltojnë çdo njeri të ndershëm”.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, shprehet se institucioni i bashkisë ka qenë një derë e mbyllur për qytetarët dhe është trajtuar si pronë e ishkryebashkiakut Vangjush Dako dhe kryebashkiakes aktuale, Emirjana Sako. Më herët, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, ai deklaroi se në Durrës nuk është përmbyllur as 50 % e procesit të rindërtimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...