Telefonata nga Beogradi: Serbia do fitoren e Edi Ramës në Shkodër!

E Enjte, 18 May 2023 08:21

 

PS fitoi për herë të parë pas 32 vitesh bashkinë e Shkodrës, fitore e cila mbart mjaft dyshime, dyshime të cilat bëhen edhe më të forta nga faktet që po zbardhen ditë pas dite.

Kërcënimi i votuesve dhe blerja e votave është vetëm ana e dukshme e manipulimit.

 

Interesa akoma edhe më të mëdha mendohet se fshihen pas revanshit të Edi Ramës në 14 maj.

Eksperti i marketingut digjital, Blerim Gjeladini shkon edhe më tej ku në një postim në rrjetet sociale ngre pyetjen: Pse Shkodra është interes i madh për Serbinë që të fitohet nga Edi Rama.

Ai tregon se ka marrë një telefonatë nga një gazetare serbe e cila i ka thënë se do të ishte bukur që Shkodra të fitohej nga Edi Rama pas gjithë këtyre viteve.

Postimin Gjeladini e ka bërë në datën 23 prill 2023, pra kur fushata elektorale kishte nisur zyrtarisht.

Ja çfarë shkruan ai
Para tre ditësh më mori në telefon një numër nga Serbia.
Personi në fjalë u prezantua si gazetare e televizionit publik serb dhe tha se numrin tim e kishte marrë nga interneti.

Më pyeti se si po shkojnë zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe nëse kemi matje sipas partive dhe kandidateve. I thashë se kemi matje sipas të dyjave. Gazetarja më pyeti me një interesim të madh për Shkodrën, nëse Edi Rama do ta fitonte atë këtë herë (dhe më tha se do ishte e bukur që pas gjithë këtyre viteve të fitohej Shkodra nga Edi Rama).

Unë, si me shaka, i thashë: "Po të them diçka, por mbaje vetëm për vete: Rama nuk do ta fitojë Shkodrën, por ka shumë gjasa të humbasë edhe qytetet e mëdha të Shqipërisë." Gazetarja serbe kishte një interesim të madh për Shkodrën.

Zakonisht nuk bëj publike bisedat, por kjo nuk ka lidhje me profesionin, por me kombin tonë.

Shtrohet pyetja: pse Shkodra është interes i madh për Serbinë që të fitohet nga Edi Rama?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...