Berisha: Revolta e Spaçit shënon kulmin e guximit njerëzor dhe qëndresës për liri dhe dinjitet

Premte, 19 May 2023 12:04

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në konferencën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, se kjo kryengritje shënon kulmin e guximit njerëzor.

“Mblidhemi sot për të nderuar njërën nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në luftën, përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet. Revolta e Spaçit, kryengritja e Spaçit, shënon pa diskutim kulmin e guximit njerëzor, shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.

 

Spaçi është një vend nga më të izoluarit. Këtij izolimi i shtoheshin të gjitha masat dhe rrethimet e sigurisë së kampit të përqendrimit. Të burgosurit në këtë burg, të vetëdijshëm se nuk kanë asnjë shans për të fituar kauzën e tyre, vendosën të firmosin ekzekutimin me aktin që ata bënë, me revoltën që ata organizuan.

 

Në këtë kontekst, po të kemi parasysh se ata janë në krye të heroizmit të njeriut, ata ishin burgosur për kundërshtim ndaj regjimit, por midis asaj që të vazhdonin të kalonin ditët e dënimit dhe të prisnin që një ditë të mund të dilnin jashtë burgut dhe kampit, ata zgjodhën sfidën me sakrificë sublime.

Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Peka, Hajër Pashai dhe shumë heronj të tjerë lanë një mesazh të shkruar me jetën e tyre, me sakrificën e tyre sublime, ndoshta mesazhin më të çmuar për njeriun.

Është përdorur një slogan gjerësisht: më mirë i vdekur se i kuq, por mesazhi i tyre është më mirë i vdekur se pa dinjitet, se sa pa liri. Kjo ishte sfida absolute që ata i bënin regjimit mizor. Ky është edhe mesazhi më i fuqishëm ata i japin njeriut të qytetëruar.

Heronjtë e Spaçit në kryengritjen e tyre nuk kishin asnjë lloj mbështetje apo solidarizimi, përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të vetëdijshëm për egërsinë dhe barbarinë e xhelatëve të regjimit. Armët dhe mjetet. Por ata shënuan kulme të heroizmit shqiptar, pasi vendosën të vdesin për ato çka njeriu ka më të shenjta, më të shtrenjta, për dinjitetin e tij, për liritë e tij.

Frymëzimi nga kjo ngjarje, inspirimi i njeriut nga kjo ngjarje, nga sakrifica sublime dhe heroizmi i Skënder Dajës, Dervish Pekës dhe heronjve të tjerë është i përjetshëm për njeriun.

Sot ne i nderojmë ata në 50-vjetorin e rënies dhe ndërkohë që në krye në pushtet, qëndrojnë pasardhësit e atyre xhelatëve që ekzekutuan me gjyq special në kampin e Spaçit heronjtë e kësaj revolte. Dhe që i dënuan mbi 80 prej tyre me dënime nga më të rëndat.

Në 32 vite, e kam thënë dhe e them, në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e kësaj partie. Në këtë kontekst, unë dua t’u siguroj ju, dua të siguroj këtë shtresë se PD mbetet pafundësisht mirënjohëse për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

Sikundër, si parti e vlerave konservatore, e lirisë dhe dinjitetit të njeriut, e lirisë kombëtare, PD konsideron lumenjtë e sakrificave të të burgosurve dhe përndjekurve politike, si themelet e saj. Si trashëgiminë e saj më të ndritur.

Në këtë kontekst, pa diskutim PD, me gjithë përpjekjet që ajo ka bërë, në programin e saj, do ridimensionojë fuqishëm të gjithë qëndrimet ndaj kësaj sakrifice kombëtare që u bë nga qindra-mijëra shqiptarë, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ose kaluan rininë apo jetën e tyre në burgjet apo kampet e përqendrimit të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur ndonjëherë.

Kam vlerësimin më të madh për të gjithë ata të përndjekur, të burgosur, që në parimin e madh ‘rrno për me tregue’, po shkruajnë, kanë shkruar, kanë publikuar dhe publikojnë dëshmitë e tyre. Ato janë dhe do jenë një monument madhështor i shpirtit të pamposhtur të shoqërisë shqiptare. Se pjesa tjetër u nënshtrua, kjo është fakt.

Por me historitë, me veprat e tyre po krijojnë, po mbushin një boshllëk të tmerrshëm që ekzistonte. Natyrisht, e gjithë historia e falsifikuar, letërsia e glorifikimit të të keqes, arkivohet në arkivat e antivlerave të një kombi,” tha Berisha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...