Ilir Meta i ka përshëndetur qytetarët shqiptarë sot nga bjeshkët e Sharrit, ku ka vendosur të kalojë fundjavën. "Mirëmëngjes nga Bjeshkët e Sharrit" shkruan Meta në foton që ka publikuar në Fb. Udhëtimet e Metës në male dhe vizitat në Kosovë për fundjavë ose pushime kanë qënë të zakonshme edhe gjatë kohës kur ishte President i Republikës.