Berisha: Rama mbylli hetimin për Salvator Kaçin! Armando Prenga, i lirë edhe pse dhunoi veteranin e PD-së

E mërkurë, 24 May 2023 15:37

Gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se, Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë që të mbyllë hetimin për atentatin ndaj Salvador Kaçit.

Berisha tha në lidhje me atentatin ndaj Kaçit, se hetimin e mbylli Edi Rama, i cili e quajti trillim, pretendimin se Salvador Kaçit.

 

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

 

Çfarë po ndodh tjetër? Gjithçka drejtohet nga Edi Rama.

Është ushtruar një terror i egër policor dhe jo vetëm policor, por edhe nga administrata e shndërruar në polici politike në mbarë vendin.

Diku, diku me akte mundësisht vdekjeprurëse. Bernard Ndrecës duan t’i inauguronin fushatën duke i marrë shpirtin në Va të Dejës.

Dy ditë përpara votimit, avokatit të nderuar, një mbështetës veteran i PD-së në zonën e Kurbinit, grupi kriminal i ish-deputetit Armando Prenga, vetë Armando shkon i thotë: mos u merr me zgjedhjet.

Këtij njeriu të nderuar, ditën e diel, në krye të detyrës, krimineli Prenga i dërgon vëllain dhe e godasin në kokë, në brinjë dhe e shtrijnë përtokë.

Ku janë këta? Të lirë, pa u hyrë ferra në këmbë.

Stiven Faqolli, djalë 22 vjeç, komisioner në Përrenjas, goditet barbarisht nga kryeplaku dhe i biri, në qendër të votimit, përgjaket.

Ku janë agresorët e tij? Të lirë pa asnjë gajle, i mbron Edi Rama.

Po jap rastet flagrante.

Salvador Kaçi, një figurë kombëtare e sportit në Shqipëri dhe një eksponent i rëndësishëm i PD-së, qeveritar vendor e me radhë, i dalin vrasësit me maska në mes të rrugës, duke pasur edhe djalin me vete. Arrin me një manovër të shoferit të shpëtojë këtij atentati.

Nis një hetim edhe për faktin se i biri i tij ka nënshtetas amerikan. Por çfarë bëhet me hetimin? Hetimin e mbyll Edi Rama, i cili e quajti trillim, pretendimin se Salvador Kaçit.

Cili është qëllimi? T’u thotë policisë dhe prokurorisë prishni çdo provë.

Nuk ka marrje në mbrojtje më të hapur se kjo të kriminelëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...