Afera Rama-McGonigal/ Senatori amerikan: Akuzat janë serioze, presim rezultate nga procesi penal

E Enjte, 25 May 2023 08:42

 

Senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, i cili po viziton Shqipërinë bashkë me kolegun e tij, Gary Peters, foli në A2CNN sot edhe në lidhje me aferën e Charles McGonigal dhe ndikimin e mundshëm në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ai tha se akuzat janë serioze, duke shtuar se presin rezultate nga procesi penal.

 

“Sigurisht, nuk jam i shqetësuar për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ato nuk kanë qenë kurrë më të mira.

Këto janë akuza serioze, por tashmë janë pjesë e një procesi penal që është ende nën hetim.

Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm, pasi si anëtarë të Senatit amerikan, ne nuk komentojmë për çështje që janë ende nën hetim, qoftë për qytetarët amerikanë, ose për qytetarë të shteteve të tjera.

Jemi duke ndjekur çështjen dhe presim të përfundojë,” tha Murphy.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...