Berisha: Do ketë edhe protesta të qëndrueshme! Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin

Premte, 26 May 2023 14:47
Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se në vend do ketë edhe protesta të vazhdueshme, por përparësi në këtë periudhë do ketë mbrojtja e votës.

“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet.

Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.
 

Tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces. Kemi objektiva të njohura, por na dalin edhe objektiva të panjohura. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë. Nuk po flas akoma për pjesën dixhitale, se janë tre bashki. Por kërkon durim kjo!

 

Dua të informoj se kërkon kohën e tij raporti sepse janë disa procedura që duhen bërë, por që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune. Ne do i bëjmë ato, ne do jemi të vërtetë përpara shqiptarëve. Kryesia e PD e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës.

Analiza do bëhet pa asnjë diskutim. Në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i volitet më shumë partisë dhe shoqërisë. Përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votës,” tha Berisha.

I pyetur për aleancën me Ilir Metën, Berisha tha se ky koalicion shpëtoi opozitarizmin në vend.

“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dytat. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetin e vendit. Mos e harro këto. I fitua Tirana dhe u fituan zgjedhjet.

Por ky koalicion, nëse e shohim në rrafshin e interesit shoqëror të demokracisë, të interesit kombëtar, është shumë interesante. Cili është aspekti interesant? Në këto zgjedhje, Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që e emëronte vetë. Të gjitha vendimet erdhën në funksion të shkatërrimit të opozitës së vërtetë dhe keqpërdorimit të opozitës së emëruar. Por duhet të dini një gjë, se ky akt përbën aktin më antikombëtar dhe më antidemokratik në historinë e një vendi. 

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin në vend. Ky koalicion bashkoi 500 mijë idealistë, të cilët nuk u shitën, nuk shitën të drejtën e votimit, nuk u trembën, nuk u frikësuan, por u qëndruan besnikë idealeve të tyre dhe votuan opozitën. Këtu duhet të shohësh përpjekjen e shqiptarëve për të pasur opozitë ky vend.

Unë kam kuptuar se jam duke analizuar qëndrimet e medieve, se ju e dini se unë kam vlerësimin më maksimal ndaj medias në vetvete, por unë gjej se mediat janë viktimë e radhës e regjimit në kuptimin e verbimit të syve të mendjes.

Se unë po të isha gazetar, nga mëngjesi deri në darkë, do të transmetoja dhe do të flisja për zarfin. Zarfi është simbol i poshtërimit të shqiptarëve. Nëse zarfi shkoi për blerjen e një vote, 50 mijë lekë, imagjino sa shkojnë për blerjen e një studioje. Ndaj unë ftoj shqiptarët të shohin dhe vlerësojnë faktin që përpara kësaj përpjekje të shëmtuar për të asgjësuar opozitën në zgjedhje, ne dolëm nga kjo betejë me opozitë që kërkohej të shkatërrohej,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...