Në fjalën e tij për mediat, Bardhi shtoi më tej se nuk mund të ketë kompromis për shpërbërjen e Partisë Demokratike.
Bardhi: Rruga që kemi nisur nuk mund t’i ngjajë proceseve fiktive që e kanë dëmtuar PD-në në të shkuarën. Kjo është një histori e shëmtuar dhe anti-statutore që nuk duhet të përsëritet më në Partinë Demokratike.
Në këtë moment PD ka nevojë për maturi, jo konflikt, reflekti me jo urrejtje. Ka nevojë për mendimin ndryshe dhe jo përjashtime të reja. Kujt i shërben një tjetër konflikt në PD? Përse sajohen provokime dhe devijime nga statuti që na ndajnë, kur sot duhet të jemi bashkë. Kujt i intereson kjo ndarje?
Di të them me siguri se është e qartë se ky nuk është interesi më i mirë i demokratëve dhe Shqipërisë. Një PD që humbet në debatet e brendshme i intereson vetëm Edi Ramës dhe regjimit të tij.
Deputetët e pranishëm
Gazment Bardhi
Xhelal Mziu
Dashnor Sula
Bledion Nallbati
Andia Ulliri
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Ramadan Lika
Saimir Korreshi
Helidon Bushati
Zheni Gjergji
Lefter Gështenja