Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i tij

E Enjte, 22 June 2023 12:25
Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit.

 

Ahmetaj po hetohet për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Ish-zëndëskryeministri shoqërohet nga avokati i tij, Henrik Ligori. Fakti që ka qenë i pranishëm edhe avokati i tij mbrojtës rrit dyshimet se ndoshta SPAK mund t’i komunikojë akuzën Arben Ahmetajt.
 
Arben Ahmetaj në pamje dukej i qetë dhe mbante në dorë një dosje. Ndaj tij janë dy procedime, të cilat janë bashkuar në një të vetme: një procedim lidhet me inceneratorët  dhe procedimi tjetër vjen nga kallëzimi i bërë nga një gazetar.
 
 

Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila, të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...