Sulmi i policisë në Kampin e MEK/ Fox News interviston edhe Berishën mes shumë figurash të shquara botërore

Diel, 25 June 2023 20:23
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë (2005-2013), tha për Fox News Digital se nuk kishte "asnjë dyshim" se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian.

 

Në artikullin e lartpërmedur janë cituar edhe shumë figura të larta të politikës amerikane. Ish-Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, emisari i SHBA-së në Iran, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, antarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.

 
Senatori Ted Cruz, R-Texas., shkroi në Tëitter: “Thellësisht i shqetësuar që në të gjithë Evropën - dhe veçanërisht tani, në Francë dhe Shqipëri - aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian dhe po godasin disidentët kundër regjimit."

Prestigjozja amerikane Fox News i ka kushtuar një artikull bastisjes së qeverisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë që rezultoi në përplasje mes forcave të policisë dhe opozitarëve iranianë. Me artikullin e titulluar “A ishte i lidhur sulmi ndaj grupit opozitar iranian me bisedimet e reja të mundshme bërthamore mes Presidentit Biden dhe Tehranit”, Fox Neës për të analizuar më tej çështjen ka intervistuar figura të larta të politikës amerikane dhe ndërkombëtare si ish-Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, emisarin e SHBA-së në Iran Robert, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, antarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan. Fox News i ka kushtuar një hapësirë të veçantë intervistës me kreun e Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
 
 


Berisha ka deklaruar për gjigantin mediatik se ka kërkuar në seancën parlamentare të pak ditëve më parë, dorëheqjen e Ministrit të brendshëm Bledi Çuçi pasi përplasjet në kampin e MEK sollën vdekjen e një personi dhe plagosjen e 100 të tjerëve.

“Nuk kam asnjë dyshim se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian. Kam kërkuar në Kuvend që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë dorëheqjen sepse një person është vrarë dhe janë plagosur mbi 100 persona”

Përpos bastisjes së policisë në kampin e MEK, Fox News i ka kushtuar vëmendje edhe sanksionimit të ish-kryeministrin Berisha 2021 nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbi dyshimet për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm. Berisha ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion.

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga miliarderi George Soros dhe kryeministri Edi Rama.

Ish-kongresmeni Lee Zeldin duke folur për Fox News akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...