'Bleu vota për Veliajn në 14 maj'/ Drejtori i OSSH-së rikuperon lekët, tenderon 10 mln euro për 10 ditë

E Enjte, 29 June 2023 19:11
Drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH, Adriatik Kupi ka filluar rikuperimin e qindra milionë lekëve të harxhuara për të blerë vota për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.

 

Sipas shifrave të bëra publike, Drejtoria e Tensionit të Lartë e drejtuar nga Adriatik Kupi ka hapur dy tendera të dyshimtë me vlerë 10 milionë euro, të cilat duhet të mbyllen brenda dhjetë ditëve.

Konkretisht, Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a, ka hapur tender për Ndërtimin e Nënstacionit të ri Fier 2, 110/ kV në datë 29 qershor 2023 ora 10:00 dhe afati për mbylljen e këtij tenderi është në datë 14 korrik 2023 ora 10:00, me një fond limit prej 599, 954, 479.29 Lekë.
 
Gjithashtu tenderi tjetër është hapur për Rikonstruksionin e Nënstacionit Pogradec 110/ 35/ 10 kV në 110/ 35/ 10/ 20/ kV në datë 21 qershor 2023 ora 10:00 dhe afati i mbylljes është data 7 korrik 2023 ora 10:00, me një fond limit prej 349, 974, 026. 00 Lekë.
 
 
Kujtojmë se Adriatik Kupi, si pjesë e administratës shtetërore është akuzuar nga opozita dhe mediat se është angazhuar drejtpërdrejtë në fushatën e kryebashkiakut të PS-së për Tiranën, në Bërzhitë, Ibë dhe Petrelë, duke bërë presione dhe blerë vota për Erion Veliajn.


Në një video të publikuar nga Erion Veliaj gjatë takimit të zhvilluar në Petrelë dhe Baldushk, duket edhe Kupi duke kërcyer këngën tallava të Edi Ramës, krahas kryebashkiakut socialist dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...