Kërcënimi i grupit të xhirimit të SYRI TV, reagon Berisha: Të organizuara nga Erion Veliaj

Diel, 16 July 2023 17:43
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit dhe kërcënimit të bërë ndaj grupit të xhirimit të SYRI TV në Rrogozhinë.

 

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha

 
Stop kërcënimit të mediave!
 
Bandat e Erion Velisë dhe familjarët e kandidatit të Edi Ramës, në Bashkinë e Rrogozhinës kërcënojnë ekipin e Syrit dhe i pengojnë në detyrën e tij. Në video keni xhaxhain e kandidatit rilindas, Arif Memolla, polic që agreson dhe fizikisht anëtarët e ekipit të televizionit Syri.
 
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte banditeske të organizuara direkt nga Erion Veliaj dhe mbështes plotësisht mediat në detyrë dhe ju bëj thirrje atyre të vazhdojnë të përmbushin me guxim detyrën e tyre. sb 


Grupi i xhirimi i SYRI TV, ndodhej në Rrogozhinë për të transmetuar informacione në lidhje me drekën që kandidati i Edi Ramës, Edison Memolla kishte shtruar për mjekë, mësues, e punonjës të tjerë të administratës në lokalin e tij.

Kjo gjë ka acaruar të afërmit e Edison Memollës, të cilët kanë kërcënuar anëtarët e grupit te xhirimit te Syri Tv. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...