Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Meta: Ju ftoj që të rikonfirmoni kandidatin tonë

Premte, 21 July 2023 13:36
Teksa pas dy ditësh do të përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë, pasi rezultati u quajt i pavlefshëm duke u kontestuar votat e burgut, vjen një mesazh nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

Meta iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve që t’u rezistojnë presioneve dhe intimidimeve dhe të rikonfimojnë kandidatin e koalicionit “BF”, pasi sipas tij më 14 maj Hoxha ishte fitues, por rezultati u përmbys përmes votimit të paligjshëm në burgun e Rrogozhinës.

“Qytetarët e Rrogozhinës e bënë zgjedhjen e tyre dhe e zgjodhën kryetarin e tyre, por në mënyrën më mafioze, më të paligjshme, përmes votimit të paligjshëm në burgun e Rrogozhinës, u përmbys vullneti i qytetarëve të lirë të gjithë Rrogozhinës. 

Unë i ftoj dhe i inkurajoj të gjithë qytetarët e Rrogozhinës t’u qëndrojnë presioneve, intimidimeve dhe të rikonfirmojnë me vullnetin e tyre përsëri kandidatin tonë z.Hoxha si kryebashkiak i Rrogozhinës sepse jam i sigurt që do të jetë një menaxher i shkëlqyer i atij komuniteti”,
 shkruan Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...