Berisha: Do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta! Basha është në mision si peng i Ramës

Premte, 21 July 2023 13:52
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se do bëjë gjithçka që të ketë protesta për çështjen e incenetatorëve.

 

“Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta. Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të kësaj merite.

Lidhur me inceneratorët, janë absolutisht një problem kryesor, për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme. Nuk është hequr dorë, jo.
 
 
 
Edi Rama nuk erdhi dje në debat, nuk erdhi dje në parlament. Ajo ishte një fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë jo që nuk i përjashtoj, por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta,” tha Berisha.
 
 


I pyetur për bashkëpunimin në PD, ai tha se shpreson të gjejë mirëkuptimin me grupin tjetër. Por ai tha se Lulzim Basha është në mision si peng i Ramës.

“Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD.

Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar.

Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...