Lul Basha falsifikon vulën e PD-së së vulës

Hënë, 24 July 2023 21:27
Lulzim Basha ka vendosur që të falsifikojë vulën e PD-së së vulës.

 

Vendimi për falsifikimin e vulës është marrë në datën 18 Korrik, gjatë mbledhjeve të paligjshme që ai bën me disa anëtarë të PD-së që e mbështesin.

Vendimi është marrë me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë dhe daton më 18 korrik, por është bërë publike pak orë pasi Bardhi njoftoi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik.
 
 
 
Në vend të Bardhit, Lul Basha ka vendosur që kompetencat ti ja japë Indrit Sefës.
 
 
Në një reagim për A2CNN Gazment Bardhi është shprehur: 
‘Nuk e kam zakon të komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nën efektin e dëshpërimit’.

Image

Por sipas shpjegimit të Bardhit për interesin e publikut, theksohet se administrimi i vulës i takon Sekretarit të Përgjithshëm dhe vendimi i Kryesisë së PD praktikisht është nul pasi përbën shkelje në statutin e partisë.

‘Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm.

Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’ju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga ‘Kryesia e PD’ e kurorës së mbretit të Anglisë!’, sqaron Bardhi.

Më tej ai konfirmon edhe njëherë se do të thërrasë Këshillin Kombëtar, pas një relacioni për gjendjen në PD.

 ‘Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falënderoj’, nënvizon Bardhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...