Berisha: Asambleja u mblodh me dyer të mbyllura nën flakët e djegësave! Damiani u flak si Arben Ahmetaj

E mërkurë, 26 July 2023 20:33
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi nga selia blu, mbledhjen e asamblesë së PS-së. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha tha se, asambleja e PS-së u mbyll ashtu siç u nis, nën flakët e djegësave.

 

Sipas Berishës, Damian Gjiknuri i flak nga Rama, ashtu si Arben Ahmetaj.

‘Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, pas asaj Putin-Lukashenko, u mbyll siç filloi, nën flakët e djegësave.
 
 
 
Ajo çka mund të thuhet me siguri nga ky zhvillim 50-minutësh është se djegësat po përzhitin, po përcëllojnë me flakët e tyre, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës.
 
 
Mafia shtetërore më e rrezikshme në Europë, u mblodh me dyer të mbyllura pasi vendi është në flakë.

 

U mblodh me dyer të mbyllura pasi prokuroria speciale, në një dosje 310 faqe, ka tronditur si një tërmet 8-ballësh, mafien më të rrezikshme të Europës.

Ka tronditur sepse ka sjellë edhe njëherë në skenë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramën e piramidës së vjedhjes së shekullit me në krye Edi Ramën.

Ajo dosje që rëndom mund të quhet dosja ‘Ahmetaj’, në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo kuptim dhe çdo nënkuptim, është dosja Rama, dosja Agaçi, dosja Veliaj.

Ndonëse viktima e fundit, Damiani, që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur, dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar deputetë, ministra të tjerë e me radhë.

Ndaj dhe lokali i bukur i pronarit të vet, u shndërrua në shpellë mafie për një orë. Nuk kam asgjë me lokalin, por dyert e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafies shtetërore’, tha gjatë deklaratës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...