Balliu: Arkitekti i vjedhjeve me PPP është Edi Rama

Hënë, 21 August 2023 12:50
I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ishte shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.

 

Balliu është shprehur se arkitekti i vjedhjeve dhe korrupsionit nga ministrat e tij është Edi Rama.

"Mendoj se është e qartë se të gjitha akuzat e ngritura nga opozita dhe nga shumë gazetar që kanë kryer një detyrë të jashtëzakonshme sa i përket aferave korruptive që janë bërë në sistemin e  shëndetësisë. Për sa kohë në pranga nuk bien shefat e aferave korruptive korrupsioni do të vazhdojë.
 
 
 
Kjo është një mënyrë për ti hedhur hi syve shqiptarëve që ja drejtësia po vepron duke arrestuar njerëzit dytësor dhe jo shefat. Kompania që ka fituar tenderin e sterilizimit nuk plotësonte asnjë kriter dhe fitoi me ndihmën e Beqajt tenderin 100 milionë euro.
 

Beqja është në të njëjtën situatë që ishte dhe Ahmetaj përpara tij ndërsa ai shpallet në kërkim ndërsa Beqja nuk arrestohet. Për ti marrë shqiptarët paratë mbrapsh në burg duhet të shkojnë këto persona që janë shefat e inceneratorëve dhe në një korrupsion aq të madh ministri i linjës nuk ka asnjë përgjegjësi sepse pa firmën e ministrit nuk bëhet asgjë. Të gjithë ne e dimë se po të ndërtosh një penxhere pa lejen e bashkisë arrestohesh dhe si është bërë një incenerator pa lejen e Veliajt. Rama është arkitekti i të gjithë vjedhjeve sepse ai i ka vendosur ata persona që po vjedhin në ato poste. Beqja sot është në funksionin e detyrës duke menaxhuar fondet e BE, dhe ti menaxhoi  ai fondet është që ti varësh ujkut mëlçitë në qafë."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...